Gazeta Si – Titulli kampion solli festë të madhe në qytetin e Napolit, që e priste këtë trofe prej 33 vitesh. E ndërsa skuadra e drejtuesit festonin për suksesin, gjatë festës së tifozëve ka pasur edhe incidente, madje edhe një viktimë.
Një 26-vjeçar, Vinçenco Kostanzo, ka ndërruar jetë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në zonën ‘Piazza Volturno’. Viktima ka qenë i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë. 26-vjeçari humbi jetën pak pasi ishte transportuar në spital.

Kanë qenë mbi 200 të plagosurit që kanë shkuar për t’u mjekuar në urgjencat e spitaleve të Napolit. Mes tyre ka pasur edhe persona të përfshirë në ngjarjen me të shtëna armësh që shkaktuan edhe një viktimë. Sipas informacioneve paraprake, 22 nga të plagosurit ishin në rrezik për jetën.
Përveç 4 përsonave të qëlluar me plumb, ka pasur të tjerë të plagosur me thikë, nga ata që u kanë plasur fishekzjarret në duar, apo dhe të tjerë me kriza azmatike, ose overdoza kokaine. Kanë qenë edhe 3 policë të plagosur.
Pas ndeshjes në Udine, ku Napoli siguroi titullin kampion, pati përplasje mes ultrasve vendës dhe atyre napoletanë. Përleshja u zhvendos në fushë, ku tifozët miq janë goditur me rripa dhe shkopinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




