Gazeta Si – Kaloi Atlantikun me mbi 8 kilogramë kokainë të pastër në rrotat e karrocës së tij të invalidit, por u ndalua nga nuhatja e qenve antidrogë të aeroportin e Milanos, Malpensa. Tani është në burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, kur në dalje nga aeroportit milanez, një pasagjer me kombësi amerikane në një fluturim nga La Romana (Santo Domingo), u shfaq në sallën e mbërritjeve me një karrocë me rrota me motor dhe me një mbajtëse të dukshme në këmbën e djathtë.
Në portën e daljes, ishte aroma e qenit antidrogë “Cosmo”, që nisi të nuhasë karrocën e invalidit të supozuar dhe kështu agjentët italinë të aeroportit vijuan me masat e nevojshme, në një kontroll të plotë, jo vetëm të personit dhe të bagazhit të ndjekur, por edhe të mjeteve të përdorura nga udhëtari.
Pasi u çmontuan rrotat individuale, u gjet një peshë anormale e njëjtë, për të cilën u vendos që të kontrollohej manualisht nga brenda, pas një kontrolli fillestar negativ në “rrezet X”.
Vetëm në këtë mënyrë, policia kuptoi se trafikantët kishin fshehur në tubin e brendshëm 43 pako me 8.4 kilogramë kokainë shumë të pastër.


Me zbulimin e ngarkesës, udhëtari i është nënshtruar edhe një kontrolli mjekësor nga ana e asistencës shëndetësore të aeroportit me qëllim vlerësimin e gjendjes reale shëndetësore dhe më pas është arrestuar në flagrancë.
Droga e sekuestruar do të kishte sjellë mbi 1 milion euro nëse do të vendosej në sheshet e trafikut të drogës.
Ky truk për të çuar drogën në Itali nëpërmjet fluturimeve, u përdor edhe gushtin e kaluar, kur një shtetas spanjoll – i cili më vonë doli se ishte invalid i rremë – mbushi karrocën e tij me 13 kilogramë kokainë.
Përshtatshmëri që kombinohen me transportin më klasik (dhe të rrezikshëm) të drogës, përkatësisht atë me sistemin e “ovulatorëve” që gëlltitin pako me drogë për t’i shpëtuar konfiskimeve dhe për të cilin aeroporti i Malpensas ka një zonë të veçantë të dedikuar për kontrolle.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



