Bota

Masakra në Serbi, autori kishte një skicë për vrasjet. I mituri dërgohet në psikiatri

Gazeta Si – I mituri që kreu një masakër një ditë më parë në Beograd në një shkollë fillore, e kishte planifikuar krimin prej një muaji.

Në dhomën e tij, 13-vjeçari Kosta K., e dinte kodin e kasafortës ku i ati mbante armët, madje shkoi në poligonin e qitjes ku stërvitej.

Në sulmin e përgjakshëm të adoleshentit mbetën të vrarë nëntë persona dhe gjashtë u plagosën.

Ai e kishte planifikuar krimin prej kohësh, siç dëshmohet nga letrat që policia gjeti në dhomën e tij.

Bëhet fjalë për një skicë të shkollës, sipas katit, por edhe për një listë të personave që kishte në plan të vriste.

Plani i masakrës i gjetur në një skicë në shtëpinë e të miturit në Beograd

E sigurt është se Kosta K. kryente qitje, çka shpjegon faktin se 14-vjeçari dinte të mbante armën. Ai qëlloi me dy pistoleta, ndërroi fishekët.

djali i një mjeku radiolog, u arrestua fill pas ngjarjes, e në pranga janë vendosur po kështu edhe prindërit e tij. 7 vajza dhe një djalë të moshave 11 deri në 14 vjeç u vranë gjatë sulmit, së bashku me një roje sigurie ndërsa 6 fëmijë të tjerë dhe një mësuese mbetën të plagosur.

“Sot është një nga ditët më të vështira në historinë moderne të Serbisë”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili iu drejtua kombit, duke qarë herë pas here. Për fat të keq, Serbia është e bashkuar në pikëllim.

Vuçiç tha se vrasësi u dërgua në një repart special të një klinike psikiatrike dhe se policia ndaloi edhe nënën e adoleshentit. Ai nuk dha detaje të tjera.

Djali 13-vjeçar njoftoi vetë policinë kur përfundoi sulmin, megjithëse autoritetet ishin njoftuar për të shtënat.

Për shkak se ai është nën 14 vjeç, autori i mitur nuk mund të përballet me akuza penale, tha zyra e prokurorit të Beogradit. Shërbimet sociale do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë