Futboll

Ronaldo dhe Juventus fundosin Milan

Nga një gol për çdo pjesë kanë mjaftuar që Juventus tëvazhdojë marshimin e saj në kampionatin italian. Torinezët me Ronaldo në kryenuk dinë të ndalen aq kur përballë kanë Milanin. 2-0 dhe “Zonja” vijon të jetë +6pikë nga ndjekësi më i afërt Napoli. Nga ana tjetër Milan sërish bie në njësfidë të rëndësishme në kampionat, duke provuar edhe një herë se do duhet akomashumë punë për të shkuar aty ku të gjithë tifozët duan.

https://twitter.com/JuveGoalsFR/status/1061706162578616321

Ndeshja filloi mirë për Milan që në minutat e para është më kërkues dhe i afrohet disa herë portës. Por Juventus është një skuadër eksperte dhe në rastin e parë që i vjen mundësia për të shënuar, nuk gabon. Është Manzukiç që fiton duelin ajror me Rodriges dhe kalon në avantazh torinezët. Milan provon të reagojë pas këtij goli dhe i shkon disa herë pranë portës së Shezni. Rasti më i rrezikshëm për kuqezinjtë ishte në këmbët e Higuain. Argjentinasi kishte mundësinë që të barazonte nga pikë e bardhë e penalltisë, por gabon gjithçka.

Në pjesën e dytë Milan është më i tërhequr dhe nuk krijonshumë rrezikshmëri në portën e Juventus. Nga kjo gjendje përfiton skuadra eAllegrit që merr në kontroll fatet e sfidës dhe hidhet në kërkim të golit tëdytë. Ai që dyfishon për miqtë nga Torino është i përhershmi Ronaldo.

https://twitter.com/pgullaci/status/1061729537057218561

Por vetëmdy minuta më vonë Higuain do të komplikonte akoma dhe më shumë gjendjen përMilan, pasi ndëshkohet me karton të kuq pas përplasjes që pati më arbitrin dhembrojtësin bardhezi, Benatia.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele në Serie A, Inter është mundur në Bergamo nga Atalanta. Roma ka triumfuar me Samdorian, ndërsa Lacio u ndal në barazim në fushën e Sasuolo.

Më poshtë tabela erezultateve të ndeshjeve të kësaj të diele në Serie A:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë