Futboll

Juventusi reagon pas 3 humbjeve radhazi. Milik humb penallti, më pas barazon

Gazeta Si – Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi në fushën e Bolonjës, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 32-të të Serisë A. Gjithçka përfundoi 1-1 në një ndeshje të mbushur me emocione, raste dhe gola.

Pas 10 minutash Bolonja kaloi në epërsi me Orsolonin, pas një penalltie të akorduar direkt nga VAR-i, për shkak të një problemi teknik. Juventusi reagoi mirë, por u ndal nga reflekset e Skorupskit në pjesën e parë. Portieri ishte autor i 4 pritjeve, mes tyre edhe një penalltie të Milik.

Nga ndeshja Bolonja-Juventus, 1-1. Gazeta Si, 30 prill 2023

Sulmuesi polak ia doli të korrigjonte veten në minutën e 60-të, kur barazoi shifrat. Në fund Juventusi pati shansin të merrte 3 pikët, por nuk pati fat. Pas 3 humbjesh radhazi, skuadra e Alegrit reagon me këtë barazim, që e çon në kuotën e 60 pikëve.

Gara për zonën Championsin mbetet shumë e fortë. Pas Napolit, Lacios dhe Juventusit është Interi për momentin, por me pikë të barabarta me Milanin dhe Romën, që vijnë pas zikaltërve. Napoli ndërkohë ka shtyrë festën e titullit, pas barazimit 1-1 me Salernitanën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë