Gazeta Si – Napoli rikthehet te titulli kampion në Serinë A pas 33 vitesh. Një arritje e madhe për skuadrën aktuale, të drejtuar nga trajneri Luçiano Spaleti, që i sjell titullin e 3-të në histori qytetit. Një sukses që mungonte që nga koha e Maradonës.
De Laurentis ka qëlluar në shenjë me lojtarët që ka zgjedhur. Presidenti i Napolit, përveç trofeut mund t’i gëzohet edhe faktit që vlerat e lojtarëve që ka në skuadër janë shumëfishuar. Thuajse të gjithë lojtarët vlejnë të paktën dyfish nga një vit më parë.

Rritjen më të madhe në treg e kanë shënuar dy liderët e sulmit, Viktor Osimhen dhe Kviça Kvaratshkelia. Sulmuesi nigerian, nga 65 milionë euro, tani vlen 150 milionë, një thesar i vërtetë. Gjerorgjiani një vit më parë vlente 11 milionë euro, kurse tani plot 120 milionë euro. Një rritje e jashtëzakonshme.
Amir Rrahmani, mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, nga 14.4 milionë euro, tani vlen 25 milionë euro. Vlera e tij gati është dyfishuar. Koreani Kim, shoku i tij i repartit, u ble nga Napoli për 19 milionë euro dhe tani ka kapur vlerën e 60 milionë eurove. Gjithë të tjerët me radhë kanë pësuar rritje të konsiderueshme pas këtij sezoni shumë të suksesshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




