Gazeta Si – Episodi është zbuluar nga një prej katër investiguesve federalë që ishin të pranishëm në ‘Stadium’ gjatë ndeshjes me Juventusit dhe Napolit, e fituar nga kryesuesit e Serisë A, 0-1.
Juventus-Napoli vazhdon ende dhe ndoshta kapitulli i fundit i betejës në ‘Stadium’ mund të lexohet direkt në faqet e raportit të agjentëve federalë që ishin të pranishëm në Torino. Ka një pasazh të veçantë me protagonist Marko Landuçin, zëvendësin e Alegrit, i cili “dukshëm ka kundërshtuar disa vendime të arbitrave”.

“Tullac m…, ta ha zemrën”, – ka ulëritur ai ndaj trajnerit Luçiano Spaleti, në korridorin anësor që të çon në dhomën e zhveshjes së Napolit. Spaleti, sipas raportit, “nuk reagonte ndaj Landuçit”. Episodi i shëmtuar, sipas ‘La Stampa’, është zbardhur në mënyrë të qartë nga një prej katër investiguesve federalë.
Mes dokumenteve që i janë dërguar Prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit janë edhe ato të koreve të tifozëve të Juventusit kundër napoletanëve, si dhe koreve ndaj presidentit të presidentit të Figc, Gabriele Gravina.
Koret e diskriminimit territorial, ato që kishin të bënin me Vezuvin, siç përmendet në raportin e inspektorëve, janë verifikuar para ndeshjes dhe tri herë të tjera gjatë saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




