Nga Gazeta ‘SI’ – Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann tregoi se “problemet e vjetra” të Shqipërisë janë ende bllokadë për investitorët e huaj.
Në forumin e biznesit, të mbajtur të hënën e 24 prillit, Hohmann u shpreh se ka ende shumë punë për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri, nga korrupsioni, tek prokurimet dhe sistemi gjyqësor dhe se BE do të vazhdojë me mbështetje.
“Ka pasur përfitime që janë sjellë nga digjitalizimi i shërbimeve. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbetet, si për shembull si do të trajtohet informalitetit. Çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimin e procedurave transparente të prokurimit publik, parashikueshmërinë ligjore, zbatimin e ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykata. Pra as që të ketë certifikata që paqarta pronësie. Shqipëria ka ecur shumë përpara. Përfaqësuesit e bizneseve na tregojnë që ka ende shumë punë, zgjidhja e këtyre çështje do të krijojë vende punë dhe do të sjellë më shumë investime si edhe do të heqë pak trysninë që sjell edhe rrjedhja e trurit”, tha ambasadorja e BE.
Hohmann shtoi se ndër fushat që BE ka në fokus për Shqipërinë është aftësimi i në biznes.
Pjesë e forumit ishte edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila i propozoi që qeveria të marrë këshilla nga kompanitë amerikane. “SHBA kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, dhe ajo po jep rezultate. Nëse kërkoni rekomandime, duhet të dëgjoni kompanitë amerikane, të cilat kanë rol për ofrimin e alternativave. Presim të punojmë me Dhomën Amerikane të Drejtësisë dhe priten rezultate në përmirësimin e klimës së biznesit”, u shpreh Yuri Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.