Gazeta Si – Presidenti Xho Bajden në samitin e dytë për demokracinë ka premtuar se administrata e tij do të shpenzojë 690 milionë dollarë për të forcuar programet e demokracisë në mbarë globin.
Paratë, sipas zyrtarëve të administratës Bajden, do të shpërndahen në gjithë globin për të ndihmuar në luftimin e korrupsionit, për të forcuar organizatat e mediave të lira dhe të pavarura, si dhe për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Samiti virtual i demokracisë zhvillohet me pjesëmarrjen e 200 liderëve nga e mbarë bota. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama paraqiti si shembull të luftës antikorrupsion ndëshkimin nga drejtësia e re të zyrtarëve të lartë me pushtet. Për kreun e qeverisë kjo ka qenë e paimagjinueshme disa vitë më parë, ndersa ai dëshmoi vullnetin e tij politik per ta vijuar këtë luftë.
“Reforma në drejtësi, që është në themelin e agjendës së reformave transformuese, po tregon i vendit se të luftosh korrupsionin është jo vetëm e mundshme, por e bëshme. Ndaj, falë kësaj reforme tërësore dhe institucioneve krejt të reja të drejtësisë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vitë më parë, po bëhet praktikisht e mundur.
Individë të lidhur me pushtetin dënohen dhe ndiqen penalisht. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë”, – tha Rama gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë, ai bëri të ditur se mbi 1200 shërbime ofrohen online (e-Albania) nga qeveria për qeveria për 95% të shërbimeve, duke e cilësuar një revolucion digjital. “Kjo nuk do të thotë se mund të deklarojmë fitoren kundër korrupsionit, por thjesht se mund të provojmë ambicien tonë, vullnetin dhe këmbënguljen për ta luftuar atë me një vizion të qartë modernizimi”, – tha Rama.
Më tej ai foli për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke falenderuar SHBA-të për ndihmën e dhënë në përballimin e tyre, si dhe për vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE-së.
“Ne kurrë nuk do të mundemi të falënderojmë mjaftueshëm modelet tona dhe aleatët tanë strategjikë, ShBA-në dhe BE-në, që na frymëzojnë në këtë rrugë të re, plot kthesa. Është bërë shumë punë në të gjitha frontet, por duhet bërë edhe më shumë, ndaj kjo është ajo për të cilën luftojmë, duke qenë të përqendruar te destinacioni ynë i ri i integrimit të plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe duke i shërbyer këtij qëllimi krah për krah me aleatët tanë të mëdhenj.
Kohët e fundit ne pësuam një sulm kibernetik mjaft të rëndë nga një diktaturë, Irani, dhe mbetemi shpresëplotë se aleatët e Shqipërisë, mbi të gjitha ShBA-ja do të bëjnë më shumë për të na ndihmuar të mbrojmë vendin tonë në një luftë, që nuk mund ta fitojmë të vetëm”, – u shpreh Rama.
Një tjetër temë kryesore e samitit të kësaj jave do të jetë puna për të siguruar që teknologjia të përdoret për të përfituar demokracinë. Biden nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv, që ndalon përdorimin e ‘spyëare komercial’ që paraqet rrezik sigurie për qeverinë amerikane, ose rrezikon përdorimin e pahijshëm nga të huajt.
Biden shpesh flet për SHBA-në dhe aleatët me të njëjtin mendim që ndodhen në një moment kritik, në të cilin demokracitë duhet të demonstrojnë se mund të shpërndajnë autokracitë. Samitet, diçka që Biden e premtoi si një kandidat presidencial demokrat 2020, janë bërë një pjesë e rëndësishme e programit të administratës së tij për t’u përpjekur të ndërtojë aleanca më të thella dhe të shtyjë kombet me prirje autokratike drejt reformave të paktën modeste.
“Forcimi i qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, e rrënjosur në pëlqimin e të qeverisurve është një imperativ themelor i kohës sonë,” – thanë Biden dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, në një deklaratë të përbashkët në hapjen e samitit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



