Nga Gazeta ‘SI’ – Ka nisur faza e dytë e zhvillimit të Sistemeve Inteligjente të Transportit (SIT), në 14 akse rrugore në vend, për monitorimin e trafikut, organizimin dhe planifikimin e sigurisë rrugore në një distancë prej 200 kilometrash.
Thelbi i kontratës së shpallur në fund të 2022-shit ishte vendosja e kamerave dhe radarëve në akset kryesore të vendit për të monitoruara lëvizjet e gabuara dhe më pas ndëshkimet. Tani puna është në proces mbikëqyrje, që do të thotë punimi dhe zbatimit i projektit, i sistemit të menaxhimit, pajisjen me mjete telekomunikacioni dhe IT, servera, energji elektrike etj. Sistemi IT nuk do të jetë më pak se 1 mln euro bruto, thekson njoftimi nga ARRSH.
Linja e SIT do të nisë në autostradën Tiranë-Durrës dhe do të përfundojë në Vlorë.

Vlera e parashikuar për këtë projekt është 2.7 mld, nga të cilat 29 mln do të shkojnë vetëm për fazën 2.
ARRSH-ja, si autoriteti kontraktues ka të drejtë të kërkojë largimin e mbikëqyrësit kur vërteton mangësi serioze në veprimtarinë e tij si mangësi në plotësimin e detyrave të përcaktuara. Ndërprerje e paarsyeshme e punimeve dhe zgjatje e theksuar e tyre. Mangësi kontrolli në kosto e kontabilitet. Tolerim i materialeve me vlera mbi ato të dakordësuara, tolerim të materialeve jashtë cilësisë së kërkuar, tolerim të punimeve jo me cilësinë e kërkuar, tolerim të pajisjeve jashtë kushteve teknike. Kur vërehen shkelje të rënda të dispozitave ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



