Futboll

Zyrtare, Milan dhe Inter vendosin të rinovojnë “San Siro”

Përmes një komunikate zyrtare, Inter dhe Milan kanë njoftuar se është miratuar projekti për rindërtimin e përbashkët të stadiumit. Pas disa aludimeve të ndryshme që kanë qarkulluar kohët e fundit, dy klubet e Milanos kanë rënë dakord sërish që të ndajnë të njëjtin stadium, me dy mundësi të hapura për të rikonstrukturuar “San Siro”, ose për të ngritur një impiant të ri nga e para, por që është një mundësi më e vakët.

“FC Internazionale Milano dhe AC Milan bëjnë me dije se atakanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të krijuar gatishmërinë për tëpunuar së bashku me ndërtimin e një stadiumi modern për ekipet dhe qytetin. Njëstadium me standardet e bashkëkohore është thelbësor për të lejuar tifozët tëgëzojnë një përvojë unike dhe për të siguruar aktivitetin e suksesshëm për tëdyja ekiper edhe jashtë fushës. Dy klubet besojnë se një stadium i përbashkëtështë me interes jetik për të gjithë palët e interesuara, nga pikëpamjafinanciare, administrative por dhe teknike. Të dy klubet po vlerësojnë një sërëopsionesh të mundshme, duke përfshirë ristrukturimin e stadiumit San Siro.Gjithashtu kanë filluar analizën e mundësive alternativave të ndryshmenëpërmjet krijimit të një grupi të përbashkët punë. Klubet u takuan meKryetarin e Komunës, duke rihapur një dialog konstruktiv dhe të frytshëm meqëllim modernizimin e zonës së San Siros në qytet.”- shkruhet njoftimin epërbashkët të dy klubeve milanezë.

Më herët si Milan dhe Inter kanë pasur plane për të ndërtuar stadiume private, por duket se kjo ka qenë një pistë shumë e kushtueshme për buxhetet e të dyja klubeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë