Keshilla

Gazra, fryrje, kancer i zorrës së trashë dhe probleme të tjera të tretjes… Ushqimet që mjekët mënjanojnë

Mjekët gastroenterolog kanë treguar ushqimet që nuk konsumojnë kurrë pasi shkaktojnë gazra, fryerje, kancer të zorrës së trashë dhe probleme të tjera të tretjes.

Një nga ushqimet më të pazakonta në listë ishte zgjedhja e çokollatave proteinike nga doktoresha Harmony Allison.

“Unë kurrë nuk ha çokollata proteinike. Ato janë shumë të përpunuara dhe përmbajnë aditivë që askush nuk ua di dobinë”, thotë gastroenterologia Allison.

Ajo thotë se është më mirë që të merren proteinat nga një burim tjetër ushqimor si qumështi, gjalp kikiriku apo fara kungulli.

Kur bëhet fjalë për biftekun, gastroenterologia Reezwana Chowdhury rekomandon që ta shmangni pothuajse tërësisht.

“Mishi i kuq dhe mishi i përpunuar rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së”, thotë ajo.

Nëse do të hani këto ushqime, gjëja më e rëndësishme të mbani mend është se sa rëndësi ka porcioni që hani.

Konsumoni jo më shumë se 100 gram mish të kuq në ditë dhe jo më shumë se një herë në javë.

Ndërkohë, pijet e gazuara janë absolutisht të ndaluara për pothuajse të gjithë mjekët.

Simon Matthews gastroenterolog nuk bën përjashtim.

“Këto pije janë të lidhura me probleme kronike, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës”, thotë ai.

Mjeku shtoi se ato gjithashtu kontribuojnë në fryrje.

Ndërsa doktoresha Shilpa Grover thotë se duhet të shmangim bukën e bardhë.

Arsyeja për këtë është sepse “pastrimi” i madh i kokrrave të grurit është i keq për zorrët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë