Ne nuk mund të kontrollojmë se kur kemi uri. Kështu ndodh që të kemi uri pak para se të flemë gjumë, duke mos e ditur se ajo që do hamë do ndikojë në një gjumë më të mirë apo më të keq.
Ekspertët thonë se askush nuk duhet të flejë i uritur por e rëndësishme është që të bëhet zgjedhja e duhur për një gjumë të qetë.
5 ushqimet më të mira për të ngrënë para gjumit
Qershi
Qershitë janë një burim natyral i melatoninës. Studimet kanë zbuluar se qershitë mund t’ju ndihmojë të qëndroni në gjumë më gjatë dhe të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj.
Banane
Bananet janë të pasura me magnez dhe është zbuluar se rrisin ndjeshëm melatoninën. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i karbohidrateve për t’ju ngopur, duke e bërë këtë vakt të shëndetshëm.
Arra
Të njohura si një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme, arrat gjithashtu kanë një përmbajtje të lartë melatonine që mund të bëjnë që flini më gjatë natën, pa pasur momente zgjimi.
Mish gjeldeti
Mishi i gjelit të detit shpesh rekomandohet si një nga ushqimet më të mira për t’u ngrënë para gjumit. Nëse një porcion me fruta ose arra nuk iu ngop, bëni një sanduiç të thjeshtë me gjeldeti.
Qumësht
Edhe pse qumështi është pije, është njohur prej kohësh si një ritual klasik para gjumit.
Përfitimet e tij janë të vërtetuara tashmë, ashtu siç është vërtetuar se në përmbajtje ka kalcium që na ndihmon të flemë më mirë.
5 ushqimet më të këqija për t’u ngrënë para gjumit
Portokallet
Portokallet për shembull mund të jenë në dukje një ushqim i lehtë por më mirë është që ti konsumoni ato gjatë ditës pasi janë të vështira për t’u tretur dhe shkaktojnë dispepsi (ndjenjë parehatie në stomak) çka ndikon në një gjumë të mirë.
Ushqimet pikante
Ndër ushqimet më të këqija për t’u ngrënë para gjumit janë ushqimet pikante, të cilat mund të jenë të vështira për t’u tretur dhe shkaktojnë urth, duke e bërë të vështirë për ju që të shtriheni dhe të relaksoheni.
Çokollata
Është ëmbëlsira e zgjedhur për shumë prej nesh, por për shkak të përmbajtjes së saj të kafeinës, çokollata nuk është gjëja më e mirë për të ngrënë para gjumit. Konsiderojeni këtë një arsye të mirë për të ngrënë çokollatë për mëngjes.
Ushqimet e skuqura
Një hamburger dhe patate të skuqura mund të jenë ushqimi i ëndrrave gjatë natës vonë, por një vakt i rëndë me ushqime të skuqura mund të shkaktojnë dispepsi.
Alkooli
Edhe pse alkooli mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur fillimisht, nuk ndodh kështu. Edhe një gotë vere mund të “ndërhyjë” në cilësinë e gjumit tuaj, duke çuar në një natë të parehatshme dhe lodhje të nesërmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



