Gazeta Si - Reforma e pensioneve ndez protestën në Francë. Mbi 440 policë dhe xhandarë u plagosën gjatë demonstratave kundër masës dhe mbi 457 demonstrues u arrestuan në të gjithë vendin mbrëmjen e të enjtes.
Njëqind aktivistë bllokuan gjithashtu shinat hekurudhore pranë Gare de Lyon, duke shkaktuar vonesa të trenave prej më shumë se 30 minutash.
Gjatë ditës pati edhe një grevë nga punonjësit e hekurudhave për të krijuar shqetësime për pasagjerët: rreth 25% iu bashkuan protestës së thirrur për ditën e nëntë të mobilizimit kombëtar kundër reformës së dëshiruar nga Macron. Sipas një burimi të sindikatës, këtë të premte, më 24 mars, një grevë e re do të çojë transportin në një kthesë.
"Ne do të vazhdojmë derisa reforma të tërhiqet", "Macron largohu", bërtitën disa nga qindra sindikalistët dhe punëtorët grevistë që ecën në shinat në Gare de Lyon për të parandaluar lëvizjen e trenave.
Emmanuel Macron ka "hedhur një kanaçe me benzinë në zjarr", tha sindikalisti francez Philippe Martinez, sekretar i përgjithshëm i CGT, gjatë demonstratës në Paris.
Referenca është për intervistën e dhënë nga Macron për Tf1 dhe France 2, e ndjekur nga 10 milionë njerëz.
"Kur ka një konflikt të këtij lloji, roli i Presidentit të Republikës është të qetësojë lojën. Ai ka hedhur një bidon me benzinë në zjarr", - përsëriti Martinez.
Në Bordo, hyrjes së Bashkisë iu vu zjarri, që zgjati rreth 15 minuta, duke dëmtuar hyrjen masive prej druri të pallatit, para se të shuhej nga forcat zjarrfikëse.
Në Paris, përpara marshimit të pasdites nga Place de la Bastille në Opera, demonstruesit bllokuan stacionet e trenit, aeroportin Charles de Gaulle dhe rafineritë.
Rreth 30% e fluturimeve në aeroportin e Parisit Orly janë anuluar. Kulla Eifel dhe Pallati i Versajës janë mbyllur për shkak të mobilizimit.
Trenat me shpejtësi të lartë dhe ato rajonale, metroja e kryeqytetit dhe sistemet e transportit publik në qytetet e tjera të mëdha kanë pësuar ngadalësim.
Në Marsejë, shërbimi i trenit u pezullua gjithashtu për shkak se protestuesit u pozicionuan pranë shinave.
Megjithatë, demonstrata ka pasur në të gjithë vendin. Parada në Marsejë, Lion dhe Nante: mbi 250 marshime ishin planifikuar në Francë.
Pati blloqe rrugësh nga demonstruesit në autostradat kryesore dhe kryqëzimet për të ngadalësuar trafikun në qytetet e mëdha.
Gjithashtu në Pantin, një periferi veriore e Parisit, disa dhjetëra sindikalistë bllokuan një depo autobusësh.
Gjatë incidenteve me një grup protestueish, një polic është goditur në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Incidente kanë ndodhur edhe në Le Havre, në veri, ku janë arrestuar 8 persona për dëmtimin e orendive të rrugës dhe djegien e kazanëve dhe materialeve publike.
Tetë persona u arrestuan gjithashtu në Rouen, Normandi, ku 11 persona të tjerë u trajtuan për plagët e marra gjatë përleshjeve.
Mes tyre, një grua që ankohet për këputjen e gishtit të madh. Nga gurët në kokë janë plagosur edhe dy policë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.