Nga Gazeta ‘SI’- Viti 2022 në Shqipëri, është mbyllur negativ për sektorin industrial dhe të tregtisë, por pozitiv për atë të ndërtimit dhe shërbimeve.
Sipas të dhënave të Instat, prodhimi dhe shitjet në industri kanë pësuar rënie, me 0.5 dhe 1.4% respektivisht, gjatë tremujorit të katërt 2022, në raport vjetor. Ndërkohë, numri i të punësuarëve dhe fondi i pagave janë rritur me 3 dhe 18.3%, respektivisht, po për të njëjtën periudhë.
Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e katërt 2022, tregojnë se prodhimi është rritur me 1.5%, ndërsa shitjet janë ulur me 6.1%, nga tremujori inkatërt 2021. Numrit i të punësuarve shënoi rritje me 3% dhe fondi i pagave me 2.1%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi ka vazhduar rritjen edhe në fund të vitit 2022, me rritje të prodhimit deri në 18.5% dhe të shitjeve me 16.1%. Të punësuarit u rritën me 2.3% dhe fondi i pagave me 17.3%.
Sipas bizneseve, aktiviteti në sektorin e tregtisë pati rënie të rritjes gjatë fundit të 2022-shit, me vetëm 1.1% rritje në shitje, por pagat u rritën me 14.3%.
Për të njëjtën periudhë, hotelet dhe bar-restorantet në vend kanë pasur një rritje të fortë, me 17% dhe 13.4% respektivisht. Fondi i pagave u rrit po ashtu ndjeshëm, me 39% për hotelet dhe 23.1% për bar-restorantet.
Indeksi i shitjeve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion shënoi rritje 18%, krahasuar me tremujorin e katërt 2021 dhe pagat u rritën me 46%.
Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, rezultuan po ashtu pozitive në tremujorin e katërt 2022, me rritje shitjesh 44% dhe për pagat 50%, në raport vjetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.