Ecja 10 mijë hapa në ditë është një nga ato gjëra që na është thënë se bën mirë për trupin dhe mendjen, diçka që kurrë nuk është vërtetuar por gjithmonë është besuar.
Por studimet e fundit kanë treguar se numri i hapave për përfitime të plota është pikërisht aq, 10 mijë hapa në ditë.
Evan Brittain, kardiolog dhe profesor, kreu një studim në fund të 2022 të botuar në Nature Medicine Journal që llogariti ndikimin e hapave tek sëmundjet.
Studimi zbuloi që personat më të shëndetshëm ishin ata që bënin 10 mijë hapa në ditë.
Për shembull, hulumtimi zbuloi se rritja e numrit tuaj të hapave në 10 mijë nga 6 mijë zvogëlon incidencën e diabetit me 56%.
Pse është ecja apo çdo formë e stërvitjes, kaq e mirë për ne?
Kardiologu Chad Raymond thotë se ecja ndihmon në hapjen e enëve të gjakut dhe psikologjikisht të bën të ndjehesh më mirë.
“Ushtrimi i rregullt ose ecja ndihmojnë në përmirësimin e presionit të gjakut, diçka që shumë pacientë mund ta bëjnë vetëm duke marrë ilaçe”, thotë Raymond.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



