Gazeta Si – Për herë të parë hetimi i FBI-së ndaj ish-shefit të Departamentit të Kundërzbulimit, Charles Mcgonigal, është komentuar nga zyrtari i lartë i DASH-it, Gabriel Escobar. Në një konferencë virtuale me gazetarët, Escobar ka deklaruar se kjo çështje që po komentohet me bujë në Shqipëri nuk dëmton marrëdhëniet e mira mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.
“Shqipëria është aleate e NATO-s dhe pjesë e Këshillit të Sigurimit, çështja MC Gonigal nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të Sigurimit. Megjithatë, nuk dua të komentoj shumë McGonigal, pasi është çështje që i takon FBI-së”, – tha Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.

Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu ka deklaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është pjesë e hetimeve të nisura. Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë tejet i ashpër jo vetëm ndaj ambasadores Yuri Kim për çështjen McGonigal, por ka sulmuar edhe vetë emisarin e posaçëm të DASH-it për Ballkanin, Escobar.
“E vërteta është se historia e gjobave nuk është vetëm veprim i McGonigal dhe famëzinjve të tij, Duçka dhe Neza. Historia e gjobave është më e gjerë. Siç denoncoi haptazi dhe me guxim ish-deputeti Myslim Murrizi, pas vitit 2019 flitej për lista me të ‘blacklistuar’ dhe përgojoheshin emra. Gabriel Escobar, Yuri Kim, Lulzim Basha, Edi Rama”, – do të deklaronte Berisha gjatë një konference për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



