Inflacioni bazë në SHBA u rrit më shumë nga se duhej në janar, duke treguar se banka qendrore ka ende punë për të bërë.
Indeksi i çmimeve të konsumit, përfshirë ushqimet dhe energjinë u rrit me 0.6% për muajin dhe 4.7% në raport vjetor. Wall Street dhe Rezerva Federale kishin pritur një rënie të mëtejshme.
Përfshirë këto dy tregues, inflacioni shkoi në 5.4% në janar nga 5.3% që ishte në dhjetore 2022.
Tregjet e aksioneve pësuan rënie me rreth 500 pikë, pas këtyre rezultateve.
“Të dhënat e forta të inflacionit të mëngjesit të sotëm vazhduan valën e fundit të lajmeve që dëmtojnë tregun. Kjo mund ta mbajë normën e interesit më të lartë për më gjatë se sa kishte shpresuar tregu, gjë që nga ana tjetër ka të ngjarë të ushtrojë presion mbi fitimet, “tha Matt Peron, drejtor i kërkimit në Janus Henderson Investors. “Ndërsa ne shohim shenja se inflacioni përfundimisht do të zbutet, normat më të larta për një kohë më të gjatë do të dëmtojnë.”
Shpenzimet e konsumatorëve gjithashtu u rritën më shumë se sa pritej me rritjen e çmimeve, duke u rritur me 1.8% për muajin kundrejt vlerësimit për 1.4%. Të rregulluara për inflacionin, çmimet u rritën me 1.1%.
Të ardhurat personale të përshtatura për inflacionin u rritën me 1.4%, më e lartë se vlerësimi prej 1.2%. Norma e kursimeve personale gjithashtu u rrit, duke u rritur në 4.7%.
Të gjithë numrat sugjerojnë se inflacioni është përshpejtuar për të nisur vitin e ri, duke e vendosur Fed-in në një pozicion ku ka të ngjarë të vazhdojë të rrisë normat e interesit. Banka qendrore ka rritur normat bazë me 4.5 pikë përqindjeje që nga marsi i vitit 2022, pasi inflacioni arriti nivelin më të lartë në rreth 41 vjet./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.