Ka ndodhur

Dyshohet se do kryenin atentat në Elbasan, burg për 2 të ndaluarit

Gazeta Si - Edhe pse i mohuan akuzat, Gjykata e Elbasanit, vendosi "arrest me burg" pa afat për Arben Spahiun, ndërsa për Arsen Preçin u vendos "arrest me burg" për 60 ditë.

Spahiu dhe Preçi u arresuan disa ditë më parë në lagjen “Emin Matraxhiu” pas gjetjes së një automjeti BMW X6 në brendësi të cilit ishin 3 automatikë dhe dy shishe me benzinë.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, pa prezencën e mediave. Megjithatë edhe në sallë të gjyqit, dy të arrestuarit raportohet se i kanë mohuar akuzat.

Spahiu dhe Preçi u vunë në pranga nga policia të hënën, pasi dyshohet se kishin organizuar kryerjen e një atentati ndaj një personazhi të njohur të botës së krimit në Elbasan.

Dyshja rezultojnë me lidhje familjare dhe shoqërore me Erjon Alibejn, i cili ndodhet në burg si porositës i dy vrasjeve.

Arben Spahiu, 53 vjeç, banues në Elbasan, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Ndërsa Arsen Preçi 44 vjeç, banues në Elbasan, akuzohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë