Gazeta Si – “Nëse Europa dëshiron të mbrohet, duhet të armatoset. Duhet të investojmë masivisht për mbrojtjen europiane”, – ka thënë së fundi presidenti i Francës, Emanuel Makron.
“Askush nuk mund ta ndryshojë gjeografinë e Rusisë dhe askush nuk mund ta ndryshojë faktin se Rusia është pjesë e Europës. Dhe do të ketë paqe në Europë vetëm nëse do të ketë një përgjigje për çështjen ruse”, – ka thënë gjithashtu Makron në Mynih.

“Kam paralajmëruar gjithmonë: nuk duhet të jemi naivë dhe ta marrim lehtë. Duhet të vazhdojmë me dialog ku është e mundur. Edhe pse kjo nuk është ende ora e dialogut”, – shtoi presidenti francez.
“Kjo luftë nuk përfshin vetëm Ukrainën. Na përfshin të gjithëve. Nuk ka justifikime për këtë luftë agresive. Rusia është e vetmja përgjegjëse e kësaj krize”, – theksoi Makron gjatë fjalës së tij në Konferencës e Sigurisë në Mynih.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



