Ka ndodhur

U arrestua për 500 mijë euro në autobus dhe u lirua, tani kapet për kontrabandë

Gazeta Si – Në Vlorë, policia ka shoqëruar Elidon Çelën për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide.

Kjo është hera e dytë që 32-vjeçari ndalohet, pasi pak muaj më parë atij iu gjetën 500 mijë € të fshehura në një autobus të linjës Bari-Durrës. Vlera monetare ishte kamufluar në tavanin e mjetit.

Çela, i cili rezulton pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, u lirua nga burgu në fund të dhjetorit të kaluar, pasi u la me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit Durrës.

Gjyqtarja arsyetoi vendimin me pretendimin se lirimi nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimeve ndaj tij.

Në lidhje me vlerën monetare të gjetura në mjet, Çela deklaroi në polici se janë kursime të familjes nga biznesi në Itali.

Pasditen e 21 tetorit 2022, u kapën 522 mijë euro të fshehura në një autobus në zonën e kondicionerit.

Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner dhe u arrestua Elidon Çela, 32 vjeç, drejtues dhe pronar i autobusit me targë AB 633 FZ, pjesë e Agjencisë së Transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnjë dhe Padova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë