Ne rrjet

Sa vlen pasuria e Matteo Messina Denaros? Energjia e erës, shtëpitë dhe supermarketet: me vlerë 4 mld euro

Gazeta Si - Pas arrestimit të super të arratisurit Matteo Messina Denaro, nisi gjurmimi për të zbuluar dhe sekuestruar “thesarin” e superbosit.

Por është e vështirë për hetuesit që të kenë një vlerësim të saktë të fitimeve të fshehura të 60-vjeçarit. Këtu përfshihen fitimet që lidhen me trafikun e drogës, zhvatjen dhe pastrimin e parave.

Në tridhjetë vjet arratisje, flitet për gati 4 miliardë euro pasuri tashmë të sekuestruara dhe konfiskuara nga të emëruarit e shefit të Calstelvetranos, por vlerësimet mund të rriten në këto orë.

I mbiquajtur “Diabolic” dhe “U siccu”, Denaro njihej si një dashnor i luksit dhe në momentin e arrestimit mbante një orë 35 mijë euro.

Në konferencën për shtyp, gjykatësi Paolo Guido, tha: “Ne kemi elementë për të besuar se Messina Denaro jetonte në një gjendje komode. Klinika ku ai shkoi ishte absolutisht e shkëlqyer dhe kishte veshur rroba të bukura në momentin e arrestimit”.

Hetime që përfshijnë 30 vjet

Zbulimi i të ardhurave të fshehura, nuk është i lehtë, edhe sepse ato janë të lidhura me aktivitete të ndryshme, disa prej të cilave janë të padyshimta, si investimet në burimet e rinovueshme dhe veçanërisht në energjinë e erës.

Sipërmarrësi nga Trapani Vito Nicastri, do të ishte marrë me sektorin në emër të shefit.

Midis viteve 2002 dhe 2006, sipërmarrësi kishte numrin më të madh të koncesioneve në Siçili për të ndërtuar ferma me erë dhe Departamenti i Hetimit Anti-Mafia i Palermos në 2013-ën, sekuestroi asetet, përfshirë pronat dhe kompanitë, për 1.3 miliardë euro.

Pastaj do të ishte sektori i ndërtimit, shpërndarja në shkallë të gjerë dhe turizmi midis sektorëve të financuar nga paratë e pista të shefit.

Hetimet e dekadës së fundit, në fakt kanë nxjerrë në dritë disa figura kyçe në rrjetin e riciklimit.

Sipas gjykatësve, mes tyre do të ishte edhe Xhuzepe Grigoli, i dënuar në vitin 2011 me 12 vite burg për pastrim parash.

Sipërmarrësi ishte mbreti i supermarketeve “Despar” në Sicilinë perëndimore dhe në shtator 2013, Gjykata e Trapanit urdhëroi konfiskimin e kompanive të tij, tokave dhe pasurive të paluajtshme për 700 milionë euro.

Gjurmët e parave të shefit, sipas magjistratëve, ishin edhe në ish-banesën e Carmelo Patti-t, ish-muratori Castelvetranos që u bë kapiten i kompanisë dhe vdiq në vitin 2016.

Në vitin 2018, tre resorte dhe pasuri u konfiskuan për 1.5 miliardë euro. Ndër emrave të identifikuar nga hetuesit, ishte llogaritari Giovanni Savalle, pronar i resortit “Kempisnky” në Mazara del Vallo në Siçili dhe prej të cilit u sekuestruan 60 milionë në 2018.

“Rrjeti” i Messina Denaros, do të kishte prekur edhe Venezuelën. Sipas të penduarit Franco Safina, Messina Denaro kishte investuar 5 milionë dollarë në Venezuelë në një kompani pulash, e përdorur si një front për të pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës.

Paratë që mungojnë

Megjithatë, 4 miliardë janë vetëm maja e ajsbergut. Apelit, për shembull, i mungojnë 'monedhat e vogla', që i janë besuar Denaros nga një superbos tjetër, Totò Riina, i arrestuar në Palermo më 15 janar 1993 pas 24 vitesh në arrati dhe që vdiq në 2017-ën.

Bosi I bosëve ishte në burg në një përgjim që ai thoshte: “Nëse rikuperoj qoftë edhe një të tretën e asaj që kam, jam gjithmonë i pasur. Unë kam një person përgjegjës që është Messina Denaro. Por çfarë po bën Matteo Messina Denaro tani për tani, nuk e di”.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë