Gazeta Si – Kristiano Ronaldo edhe në Arabinë Saudite vazhdon të mbushë faqet e gossip-it para atyre sportive. Pas transferimit tek Al Nasr dhe vilës përrallore ku jeton me Xheorxhinën, po bën xhiron e botës në rrjetet sociale një orë ëndrrash e portugezit.
Duke parë fotot e daljeve të fundit në publik në Arabinë Saudite, në dorën e majtë të asit portugez specialistët e fushës kanë dalluar një orë jeshile shumë të veçantë.

Është një ‘Caviar Tourbillon’ e ‘Jacob&Co’, një markë që Ronaldo e përfaqëson prej më shumë se 20 vitesh. Ora është shumë e çmuar, me vlerë 770 mijë dollarë. Më shumë se çmimi janë detajet e tjera që godasin.
Janë dashur 3 vjet për ta bërë këtë orë prej ari të bardhë 18-karatësh prej 47 milimetrash që përbën kuadratin dhe kasën. Në orë janë vendosur 388 gurë të çmuar shumë të rrallë. Janë pikërisht këta gurë që e bëjnë këtë orë unike dhe të vështirë për t’u realizuar.
Por kjo nuk është ora më e shtrenjë që Kristiano Ronaldo ka në koleksionin e tij. Ai ka edhe një ‘Montre Breguet Tourbillon’ prej 720 mijë eurosh dhe një ‘Frank Muller 7008’ me 424 diamantë, me vlerën 2 milionë euro. Me këtë të fundit u shfaq në një konferencë shtypi para një ndeshjeje Championsi me Mançester Junajtid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



