Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve të PS-së, ka folur për herë të parë për mediat mbi atë opozita e cilëson si të lidhur me skandalin e hetimit të ish-shefit të FBI-së, Charles McGonigal.
Për Ramën drejtësia amerikane ka mbyllur hetimet dhe se nuk përmendet në asnjë rast që janë nën hetim ai si kryeministër apo dhe qeveria shqiptare.
LEXO EDHE:
- 'Dosja McGonigal me personat A dhe B', Meta përmend vetëm Ramën: Të japë dorëheqjen, drejtësia duhet të flasë
- Arrestimi i McGonigal, Berisha: Moralisht tmerrësisht e rëndë për Ramën, do ngremë komision hetimor
“Këto janë derivate të keqleximit. Përmendja e emrit si pjesë në një takim nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. është bërë një hetim dhe janë nxjerrë përfundime, në të cilat nuk ka asnjë lidhje me të gjithë këta që thoni ju. Po e takova një zyrtar të lartë të FBI dhe kjo nuk përbën asnjë arsye për konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës dhe zhurmës për zhurmë, në kushtet ku jemi përpara një fakti të ri për 21 janarin”, tha Rama për mediat.
Rama sqaroi dhe deklaratën e tij në lidhje me faktin se e ka cilësuar si mik ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, duke bërë të ditur se në anglisht ka përdorur termin për raporte “friendly relations”, dhe se nuk e ka mik e nuk ka përfitues asgjë nga ai. “E para punës fjala mik është është gjë e madhe, unë kam folur në gjuhën angleze, e kam thënë një friendly relacion, pra një raport miqësor, në kuptim që e kam mik. Por jo mik që kam ndarë me të jetën për shumë vite. E kam takuar disa herë. E kam takuar në SHBA, në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në Nju Jork, ku më ka prezantuar dhe me koleg të tjerë, ku më ka dhënë edhe ato dhuratat, ato kapele e medalje që në big brotherin politik u shfaqën si aparatura përgjimi. Dhe ka ardhur në Shqipëri dhe jemi takuar”, shtoi Rama.
Sa i takon Agron Nezës, kryeministri u shpreh se nuk e njeh veç se është takuar me zyrtarin e FBI-së në Tiranë.
“Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie me të. Agron Neza vjen nga lëvizja demokratike, mik me Azem Hajdarin. Fis me Besnik Mustafajn, shumë i nderuar. E kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI-së”, shtoi Rama.
Për këshilltarin e tij, Duçka, shefi i qeverisë u shpreh se “ai ka qenë zv ministër i energjetikes në koalicion 2013, dhe ka qenë këshilltar te unë pa pagesë”.
“Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mbingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepjsen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie dhe më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve Unë kam takuar edhe presidentin e SHBA-ve dhe fakti ishte në hetim apo është hetim nuk më takon mua. Unë kam takuar edhe në Strasburg edhe një person që është shpallur non grata”, - tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.