Sport

Dështim pas dështimi, Godelli as nuk arrin të futet në garë

Botërori i peshëngritjes në Ashgabat të Turkmenistanit deri më tani po rezulton si një nga më të dobëtit në historinë e këtij sporti për Shqipërinë. Pas dështimeve të Briken Çaljas, dhe Erkand Qerimajt, pasditen e kësaj të hënë ishte radha e Daniel Godellit që të bënte të njëjtën gjë.

Performanca e shtangistit 26-vjeçar ka qenë një dështim total, madje më keq se dy paraardhësit. Në peshën 81kg, Godelli realizoi vetëm një nga 6 provat që kishte në dispozicion. Vetëm provën e parë në shkëputje, ai ngriti ngriti 156 kg e më pas, në dy provat e tjera në këtw stil dhe në 3 provat nw stilin e shtytjes, dështoi ta ngrejë lart shtangën.

Këto dështime në shkëputje bën që Daniel Godelli të mos jepteasnjë rezultat në shtytje dhe në dygarësh dhe nuk arriti të kishte njëklasifikim në këtë Botëror. Paraqitja e sportistit peqinas la një shije shumë të keqe ngaky botëror, që ndoshta është  më i fortii 20 viteve të fundit, pasi nuk mungon asnjë prej pretendentëve kryesorë.Ditëne martë do të garojë peshëngritësi i fundit shqiptar Krenar Shoraj në peshën 89kg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë