Javën e shkuar, Shakira, i bëri ishit të saj, futbollistit Gerard Piqué, atë që çdo person që është tradhëtuar do të dëshironte të bënte. Ajo theu egon e tij dhe i rikujtoi vetes dhe botës se ccfarë mund të bëjë ajo.
Në 24 orë, kënga e saj, theu rekorde me 63 mln shikime në YouTube. Kënga është më shumë një këngë kundër babait të dy fëmijëve të saj. Duke transmetuar ankesat e saj në një forum publik, Shakira bëri një deklaratë shpërthyese dhe domethënëse kulturore duke refuzuar të mbante çdo turp që lidhet me përfundimin e marrëdhënies së tyre.
Por jo të gjithë janë dakord me qasjen e saj. Titujt për këngën e saj kanë qenë seksiste. Përdoruesit në mediat sociale po pyesin nëse Shakira theu një rregull të pashkruar mes grave duke “tërhequr zvarrë” të dashurën e re të ish-it të saj. Të tjerët janë të lumtur të shohin dramë ndërsa e gjykojnë atë.
Kemi dëgjuar dhe më herët stigmat se si gratë i përballojnë thyerjet e zemrës. Kjo ka ndodhur me Taylor Swift e cila tha se “unë bëj para me ish-at”.
“Njerëzit do të thonë ‘uaaa, ajo bën këngë për ish-të dashurit’. Kjo është shumë seksiste. Askush nuk thotë kështu nëse e bën Bruno Mars apo Ed Sheeran.”
Për të vlerësuar zhurmën pas këngës, duhet ta dëgjoni ndërkohë që shikoni videon, ku gjuha e trupit të Shakira-s, e komplikon më shumë.
Kamera fokusohet tek ajo kur ajo sulmon ishin e saj, ajo zë hapësirë dhe më pas lëviz, duke projektuar besim dhe fuqi. Është shumë larg nga “Monotonía”, publikuar në tetor 2022. Në videoklipin e Monotonia-s, ajo e kalon pjesën më të madhe të kohës në lot, duke u turpëruar dhe duke kënduar “nuk ishte faji im, as i yti, fajin e kishte monotonia. ”
Këtu ne shohim Shakira-n që ndez motorrët dhe luan me fjalët (përdor emrin e Pique dhe të dashurës së tij dhe moshën).
“E kuptoj se nuk është faji im nëse ju kritikojnë, unë bëj vetëm muzikë, më falni nëse ju bëj pis.” Shakira zvogëlon ndikimin e saj duke thënë se ajo “bën vetëm muzikë”, është e vetmja herë kur ajo merr një qasje të matur, duke përvetësuar stereotipet gjinore të grave si të dobëta dhe të buta në avantazhin e saj.
Ajo shtron problemet e saj në këmbët e tij dhe i tregon ato që e mbajnë zgjuar gjatë natës – duke pasur nënën e tij si fqinje, shtypi që e ndjek jo vetëm për ndarje, por edhe për një akuzë për evazion fiskal, ku nëse dënohet, ajo përballet me tetë vjet burg dhe gjobë afër 25 milionë dollarë (ajo i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj saj). Pasi ka kaluar nëpër pengesat me të cilat përballet pas largimit të tij, gjëra që do të ishin dërrmuese në rrethana normale, ajo dyfishon besimin e saj tek vetja dhe grave të tjera të tradhtuara duke thënë “Gratë nuk qajnë më, gratë marrin para”.
Kjo këngë mund të jetë bërë si një akt mbijetese – ajo e quan atë “katartike” dhe këndon se duhet të “zhbëjë” dhimbjen e saj – por nuk mund të mohohet se është një fitim i madh parash dhe i tregon botës se ende është duke marrë para. Por duke qenë kaq e hapur për atë që po kalon, ajo ka hyrë në fuqinë e saj dhe po triumfon. Ajo ka refuzuar pritshmëritë dhe presionet shoqërore për t’u sjellë në një mënyrë të caktuar ndërsa një marrëdhënie afatgjatë i vjen fundi. Në këtë proces, ajo bëri debutimin më të madh të gjuhës spanjolle në historinë e Spotify.
Si një grua, ish-partneri i jetës së së cilës është tani ish-i i saj, një kujtesë e dhimbshme e asaj që ndodh kur pranon se sa vlen, Shakira po u kujton të tjerëve një të vërtetë universale. Nuk ka asnjë manual për momentet më të këqija në jetën tuaj. Ka një shans shumë të mirë që të kritikoheni nga dikush për çdo gjë që bëni ndërsa shëroheni, kështu që bëni atë që ju duket e drejtë./CNN
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



