Shefi i kuzhinës Saimir Xhaxhaj e ka treguar gjithmonë origjinën e tij duke krijuar menu në restorantit “La Canonica” në Verona. Disa menu flasin shqip, kanë përbërës që i referohen vendlindjes së shefit të kuzhinës, Lushnjes dhe shijeve të fëmijërisë së tij.
Reagimet pozitive nga klientët e magjepsur tashmë janë bërë sfida e re e tij: krijimi i një menuje që do të jetë urë lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë, e aftë për të kujtuar të kaluarën dhe për të zbukuruar të tashmen.
Kështu lindi menuja “Passato di Pomodoro”. Tetë pjata që shtojnë thjeshtësinë e kuzhinës shqiptare, një traditë e shijuar dhe vlerësuar nga shefi i kuzhinës derisa u transferua në Itali. Tetë pjata, në ekuilibër mes traditës shqiptare dhe riinterpretimeve të shefit të kuzhinës.

Referenca për pjatat shoqërohet me njëfarë nostalgjie.
“Çdo pjatë lidhet me kujtimet, me recetat e gjyshes, me aromat që ndjeja në shtëpi dhe me dëshirën për të pyetur dhe mësuar edhe detajet më të thjeshta”, thotë Xhaxhaj.
Emrat e pjatave apo përshkrimet e tyre nuk paraqiten me menu. Kushdo që zgjedh një nga pjatat, i shërbehet gjithashtu edhe një udhëtim në histori, në një kohë tjetër, të gjitha të rrëfyera nga shefi që e përshkruan pjatën për këdo, sigurisht duke treguar pak edhe për veten e tij.
“Për të qenë në gjendje të shfaq të gjitha nuancat e një pjate, më duket thelbësore të tregoj se si lindi, si është bërë dhe si është konceptuar. Nëse do të kisha zgjedhur një emër për çdo pjatë, sigurisht që do të ishte një emër shqiptar, i qartë për mua por jo për klientët e mi”, tregon shefi.
Kontributi i Luca Peretti, Sommelier dhe Menaxheri i Restorantit, ishte themelor, pasi ai bashkoi çdo pjatë me produkte nga markat më të mira.
Ato që kanë provuar menunë kanë mbetur të mahnitur nga shije që papritur kanë mundur të lidhin dy vende dhe kuzhinat e tyre përkatëse.

Me këtë menu, Saimir Xhaxhaj dhe në përgjithësi “La Canonica” duan të tregojnë origjinalitetin i cili në fakt i tundon klientët që janë të gatshëm dhe kurioz të porosisin menunë e vecantë.
Liria për të krijuar është çelësi
Një kuzhinë cilësore që nuk i vendos kufij imagjinatës së shef Xhaxhaj dhe ekipit të tij. Kjo ishte ideja e restorantit “La Canonica”, falë intuitës së pronarit Lorenzo Donadel, i cili vendosi bast menjëherë, pas besimit që kishte tek shefi por edhe projekti i tij. Ishte një projekt ku guxohej shumë dhe shkonte deri në ADN-në e Shqipërisë dhe Italisë.

Ajo që mund të shijohet në “La Canonica” është një version modern edhe i trashëgimisë së kuzhinës italiane, i aftë për të ripërpunuar me mjeshtëri shijet e traditës por gjithmonë të sjella në ditët moderne.
Në fund krijohet një kuzhinë bashkëkohore, shprehje e lirë e historive, ideve, teknikave dhe kulturave.
Somelieri Peretti ndan të njëjtin pasion si shefi i kuzhinës për kërkimin dhe eksperimentimin, për kombinime novatore dhe befasuese.
Rezultati është një bodrum plot me marka prestigjioze, prodhues të vegjël nga vendet e tjera por edhe nga vendi i tyre, pije të bëra në shtëpi dhe produkte të fermentuara. Nuk mungojnë sigurisht as krijimet e Peretti-t.
Burimi: Corriere del Vino. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



