Libra

Libri i Princit Harry bëhet më i shituri në Mbretërinë e Bashkuar

Libri i kujtimeve të Princit Harry “Spare” është bërë libri më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar, kjo pasi ka shitur 400,000 kopje deri më tani, në vetëm pak orë pasi doli në treg.

“Ne e dinim se ky libër do të ‘zhdukej’ shumë shpejt por përsëri kjo që ndodhi i tejkaloj pritshmëritë tona”, tha në një deklaratë Drejtori i shtëpisë botuese Larry Finlay.

“Me sa dimë, të vetmit libra që janë shitur më shumë në ditën e tyre të parë janë ata me aktorin tjetër Harry (Potter).

Libri i Harry-t, botimi i të cilit në gjuhën spanjolle doli gabimisht në shitje më herët se sa ishte planifikuar, doli zyrtarisht në shitje të martën, me lexuesit e etur që u drejtuan librarive për të marrë kopjen e tyre të një libri që përmban zbulime për familjen mbretërore britanike.

Libri ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën për shkak të akuzave të Harry-t për babain e tij, njerkën dhe të vëllanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë