Dosje

Djali i pastrueses, letër të atit dhe të dashurës nga burgu: Mamit nuk ia fal kurrë! ‘Nuçja’ ime, më prit dy muaj

Gazeta Si - Havier Dobi ka fajësuar nënën e tij Rozetën për vjedhjen e më shumë se 500 mijë eurove në banesat ku ajo punonte si mirëmbajtëse. Në një letër të shkruar me shkrim dore drejtuar babait të tij, 23-vjeçari thotë se ndihet i shkatërruar.

Po ashtu, i riu i ka kërkuar edhe të dashurës së tij, që e etiketon si "Nuçja", që të bëjë durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë.

Në letër i riu kërkon që i ati të bëjë gjithçka për të nxjerrë nga burgu. Po ashtu ai thotë se nuk do ia falë kurrë nënës së tij veprimin e bërë.

“Babi im i dashur, jam shumë mirë mos u bëj merak, duhet të jesh shumë i qetë. E mora letrën që më kishe bërë, m’u mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka të më nxjerrësh, të lutem”.

Havieri shfaqet në kushte të rënda psikologjike. “Jam bërë si mos më keq. Nuk dua veten time, më vjen të vras veten, - vijon ai. - Bëj çdo gjë. Nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë. Kurrë! Dhe motrës mos u bëj merak. Ju dua shumë. Do dal vetëm për ju".

Përpos letrës për babait, 23-vjeçar përpiqet të qetësojë të dashurën e tij nga qelia, ku i thotë se maksiumi do qëndrojë dz muaj në burg.

“Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota ime. Sot unë do dal në gjyq për shkak të atij muhabetit që jam këto dhe do jem maksimumi dy (muaj) brenda. Pas dy muajsh do dal me arrest shtëpie. Përgjatë këtyre dy muajve, dua të jesh më e fortë, me durim, kurajo dhe më e fortë pavarësisht se unë jam këtu, por me shpirt e zemër jam me ty. Dua të më presësh dy muaj. Do të bëj gjithçka që të jem afër teje. Të dua shumë me shpirt e zemër jeta ime. Nuçja ime, do të më marrë malli shumë”, shkruan Havieri.

Këtë të hënë, Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg nënë e bir me akuzën e vjedhjes. Të shtunën e 7 janarit, ata u arrestuan për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë ku Rozeta Dobi ishte punonjëse e mirëmbajtjes.

Pas kontrolleve të mëtejshme në banesën e tyre u gjetën dhe para të tjera në tubin e aspirimit.

Pronarja e shtëpisë së vjedhur, Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, ishte jashtë vendit dhe para se të largohej i ka dorëzuar një kopje të çelësit pastrueses, e cila më pas bashkë me djalin e saj ka ndërhyrë në kasafortë.

Policia tha se ka sekuestruar mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sipas policisë, Rozeta dhe Havier Dobi nuk ishin vjedhur vetëm 8 milionë lekë të rinj, por mbi 400.000 euro në banesa të tjera, të cilat gruaja në bashkëpunim me djalin i kishin fshehur më pas në tubin e aspirimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë