Themeluesi i Ant Group, biznesmeni kinez Jack Ma, do të heqë dorë nga gjiganti teknologjik që krijoi, si lëvizje kundër veprimeve rregullatore në Kinë që ndërprenë debutimin e kompanisë në bursën aziatike.
Oferta publike e Ant prej 37 mld dollarësh, do të ishte më e madhja në botë, por u anulua në moment të fundit në nëntor të 2020-s, duke çuar në një ristrukturim të detyruar të firmës së teknologjisë financiare dhe spekulime se miliarderi kinez do të duhet të heqë dorë nga kontrolli.
Ma, një ish-mësues anglishteje, posedonte më shumë se 50% të së drejtës së votës në Ant, por tani ajo ka mbetur vetëm 6.2%. Ma drejtonte ekzkluzivisht Alibaba Group, gjigantin e shitjeve online në botë.
Gjoba e pritshme është pjesë e strategjisë së Pekinit për të fshirë dhe dëmtuar titanët e teknologjisë në Kinë duke i marrë atyre miliarda dollarë e duke i tkurrur fitimet.
Gjithsesi, kohët e fundit qeveria kineze duket se i ka zbutur pak tonet, pasi ekonomia e saj është dëmtuar rëndë nga pandemia e Covid-19.
Ant posedon edhe shërbimin e pagesave online, Alipay, më e madhja në botë, me mbi 1 mld përdorues.
Pas ikjes së Ma, Ant pritet të ketë bord drejtues dhe jo vetëm një të tillë me fuqi të madhe mbi kompaninë.
Që nga ngjarja e 2020-s, Ma ka qëndruar larg medias e publikut./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.