Futboll

Barcelonë e ‘çmendur’, Reali nuk shkëlqen, por fiton

 Pas “El Clasico” këtë javë dueli mes Barcelonës dhe Real Madrid ka vijuar në distancë. Dy gjigandët spanjollë kanë fituar respektivisht me Rajo Vajekano dhe Valadolid.  Diferenca vijon të jetë 7 pikë, por Real Madrid me trajnerin e ri, Solari duket se ka marrë energji të reja dhe është gati për të luftuar në objektivat sezonal.

Katalanasit “ të dehur” nga triumfi madhështor përballë “Los Blancos”, vetëm 6 ditë më parë, këtë të shtunë kanë rrezikuar që të munden nga modestët e Rajo Vajekano. Sfida nisi mirë për ekipin e Valverde falë golit të Luis Suarez. Por vendasit ditën te reagojnë dhe në harkun e 15 minutave shënojnë dy herë, duke shtangur Barcelonën që nuk e kishte pritur një Vajekano në një nivel të tillë.

Vendasit surprizën e tyre e kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë, duke i shkuar shumë afër mrekullisë, por në fund janë përmbysur nga katalansit. Ishin dy gola të Dembele dhe Luis Suarez që përmbysën gjithçka në këtë sfidë në harkun e 5 minutave. Fillimisht, francezi ka barazuar në minutën e 87-të, teksa Luis Suarez ka fiksuar shifrat në 3-2 në të 90-ën.

Pas kësaj fitore, Barcelona ruan kreun e klasifikimit me 24 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, ndërsa Rajo mbetet në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë.

Në ndeshjen e pasdites, Reali i Madrid e ka bërë shumë të thjeshtë fitoren me Valadolid. Skuadra mike edhe pse kishte në tribunë presidentin, Ronaldo nuk ka mundur dot të bëjë asgjë përballë “Los Blancos” që vinin në këtë sfidë pas atij zhgënjimi të madh në “El Clasico” dhe largimit të trajnerit, Lopetegui. Dy gola në pjesën e dytë nga Vinicius dhe Sergio Ramos kanë mjaftuar për teknikun Santiago Solari që ta nis me fitore eksperiencën e tij në La Liga me ekipin “galaktik”.

Real Madrid, pas këtij tre pikëshi shkon në kuotën e 17-piëkve, por ende është shumë larg kryesuesve të tabelës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë