Ekonomi

Inflacioni sipas Eurostat më i lartë se ai i INSTAT, por tendenca rënëse

Nga Gazeta ‘SI’- Inflacioni i Harmonizuar në vend, matur sipas Eurostat, ka rezultuar 8% për muajin nëntor, 0.1 pikë përqindje më i lartë se ai i matur sipas Instat, për të njëjtin muaj.

Në këtë tregues, rritjen më të lartë vjetore e ka pësuar grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, 14% dhe transporti 9.4%. Në raport mujor, kanë shfaqur tendenca rënëse.

Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet me inflacionin më të ulët se vendet e tjera të BE-së, duke lënë pas vende si Norvegjia, Malta, Spanja, Franca, Zvicra dhe Islanda.

Mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën periudhë po ashtu ka rënë, nga 11.5% një muaj më parë në 11.1%.

Shteti me inflacionin më të lartë në Europë, për muajin nëntor raportohet Hungaria, 23% dhe me më të ulëtën, Zvicra me rreth 3%.

Është hera e parë pas disa muajsh radhazi gjatë këtij viti që inflacioni i Eurostat e tejkalon atë të Instat. Më herët matjet e Institutit vendas raportonin një inflacion më të lartë, kjo sepse presionet e brendshme të çmimeve po dominonin mbi ato të jashtme. Në nëntor, kur inflacioni pësoi rënie të lehtë me 0.3 pikë përqindje tregoi se presionet e brendshme po binin.

Shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e Instat dhe dy produkte më pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë