A na duket të gjithëve sikur po thithim vetëm ajër që na helmon kudo? Sikur një ngjarje po afron, sikur ne jemi në kufi të diçkaje ose diçka është në kufirin tonë? Ndoshta është ndjesia e shekullit 21, ndjesia e plasjeve përreth nesh. Ky tmerr nuk mund të jetë unik vetëm për këtë shekull, apo këtë vit, por unë do të vazhdoj ta besoj. Ne kemi zgjedhur të përballemi me patologjitë tona duke bërë lista. Plasja më i mirë i vitit? Kishte disa në fakt!
Por le të përcaktojmë termat. Një plasje ndodh sepse nuk ka themele për tu mbështetur, asgjë. Mbaron. Shembet. Është kategorikisht e ndryshme nga shpërthimi, që nxjerr çdo gjë jashtë vetes. Me plasjen, edhe nëse diçka tjetër do të mbështetej në të, do të plaste po ashtu.
Dështimi spektakolar i FTX
Në nëntor, FTX, një ndër platformat për kriptomonedha, më të mëdha në botë u shemb. Themeluesi dhe drejtuesi i saj, Sam Bankman-Fried dha dorëheqjen. Kompania falimentoi. Çështjet gjyqësore nisën si shi. SBF tani është i arrestuar dhe i mbytur në akuza kriminale. Prindërit e tij janë nën vëzhgim nga mediat dhe kreu i ri i platformës, për shkak të përfshirjes së tyre.
Bankman-Fried nuk duket se e shikon si një plasje. “Ne kemi pasur një muaj të keq”, -tha ai për NYT. “Unë mendoj se duhet të flas me njerëzit, u detyrohem një shpjegim.”
Dy javë më vonë ai u arrestua dhe pse ende situata nuk është shumë e qartë diçka është e pakundërshtueshme: kompania po bënte tregti me paratë e klientëve. Kështu krijoi një kavitet të madh në themel të biznesit dhe kur ata i kërkuan mbrapsht paratë e veta, ai nuk kishte çfarë t’i jepte. 2 mld dollarë para klientësh janë zhdukur, me shumë mundësi, përgjithmonë. Ndoshta kaq duhet bërë për tu akuzuar si mashtrues.
Skemat e mëdha të mashtrimit nuk janë të reja, por kripto po dhe ne ende po njihemi me to.
Plasja e FTX ka një lidhje tangente çështjen e Taylor Swift, pasi Bankman do të sponsorizonte turin e saj, “Eras”.
Gafa e kompanisë Ticketmaster në turin e këngëtares Taylor Swift
Kjo nuk ishte fiks një plasje, vetëm nëse llogarit ditët e punës së fansave të Taylor që shpenzuan në një dhomë virtuale të pritjes për bileta. Dhe akoma po i numëroj. Shumë ditë të humbura. Dhe për fansat e saj më besnikë? Një vit i keq.
Ticketmaster, kompania e biletave, e djallosi. Kërkesa për bileta në turin e saj me 52 koncerte në SHBA ishte e lartë. Për të parandaluar blerjen e biletave dhe rishitjen e tyre në tregun e zi, fansat duhet të provonin që ishin “fansa të verifikuar”. Mijëra nga ata pritën me orë të tëra dhe kurrë nuk morën bileta. Shitjet u anuluan. Ticketmaster i kërkoi falje këngëtares dhe fansave të saj. Vetë Taylor kërkoi falje.
Ticketmaster tha se “kërkesa jashtëzakonisht e lartë”, plus “numri mahnitës i sulmeve robotike, si dhe fansat që nuk kishin kodet e kërkuara” ishin pas “trafikut të paprecedentë”, i cili plasi faqen.
Karriera dytësore e Donald Trump
Donald Trump kishte një plan. Ai mbështeti disa republikanë në zgjedhjet afatmesme nga ai në Xhorxhia e deri në Pensilvania. Nuk pati rezultat! Shumica e tyre humbën. Trump bëri thirrjet e gabuara, vuri basr kuajt e gabuar. Por ky është hobi i tij. Ai mendoi “nëse ata fitojnë unë marr aributet, nëse jo, nuk kam faj. Por me siguri do të jetë e kundërta.” Asgjë nga këto nuk e ka rrëzuar kandidaturën e tij presidenciale të vitit 2024 ende.
Në lajme do të ndiqni: Twitter
Në tetor, edhe pse Elon Musk tentoi të dilte nga marrëveshja, ai bleu Twitterin për 44 mld dollarë. Shumë njerëz menduan se ky ishte zhvillim pozitiv për fjalën e lirë dhe ata po ngatërronin një kompani private me një entitet qeveritar. Tani e kanë mësuar ndryshimin, e sigurtë.
Disa të tjerë besuan se është fundi i Twitter. Një plasje që po ndihej nga do. Platforma nuk ka vdekur, por energjia ka ndryshuar. Vetë Twitter është bërë subjekt i postimeve në Twitter dhe kjo nuk është gjë e mirë. Aspak.
Musk ka punuar fort të gërryejë themelet e kompanisë. Ai pushoi nga puna gjysmën e stafit. Ai akoma po kërkon se cilët janë punonjësit e mirë aty.
Sprinti i kryeministres Liz Truss
Do të vendosja karrierën e Kanye West në fund, por është e ngatërruar dhe e trishtë. Kështu që po vendos Liz Truss, ndodhi shpejt, me kaos dhe pak dhimbje. Plasjet janë shokuese pikërisht për shkak të shpejtësisë së tyre: 45 ditë kryeministre, Truss mban rekordin historik si më jetëshkurta në zyrë. Një muaj e gjysmë. I dyti pas saj, që qëndroi veç 119 ditë, iku se vdiq nga tuberkulozi.
Tani, dështimi gjigant i Truss pasoi atë të kolegut konservator Boris Johnson, i cili iku pas një sërë skandalesh politike. Truss u instalua nga lloji i saj pasi shërbeu si sekretare e jashtme. Ajo u detyrua nga të njëjtët konservatorë dhe përgjithësisht të gjithë të tjerët, dhe ia dorëzoi dorëheqjen mbretit. Pati pretendime për keqmenaxhim dhe bullizëm, por gjëja kryesore duket se ka të bëjë me paratë, siç ndodh shpesh. Ajo zbatoi shkurtime të mëdha taksash në mes të një situate të zymtë ekonomike, dhe më pas iu desh t’i kthente ato pasi strategjia rrënoi paundin. Pas disa rrokullisjesh, u thye.
/VanityFair, përshtati: Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



