Kriza e energjisë që ka mbërthyer Europën nuk është tërësisht rezultat i veprimeve të Vladimir Putin, “por në fakt ai ka ndihmuar”, thotë Per Lekander, partner në Clean Energy Transition LLP.
Në një intervistë për CNBC-në, ai tregoi se si situata energjetike ka evoluar në muajt e fundit.
“Këtë verë, pasi Rusia ndërpreu gazin, mendova se dimri do të ishte i tmerrshëm”, -tha ai.
“Realisht fillova të besoj se një pjesë e madhe e industrive gjermane do të mbylleshin, energjia do të reduktohej kudo, por deri tani ka dalë shumë më mirë.”
Duke iu referuar shtesave në kapacitetin e energjisë diellore dhe terminalet e gazit natyror të lëngshëm, Lekander vazhdoi të tregojë rëndësinë e reduktimit të kërkesës.
“Unë do të thosha se kërkesa për energji është ulur 10%, kërkesa për gaz është ulur rreth 20, pak më e shumë në industri, pak më pak në përdorimet personale, pak më shumë në veri, pak më pak në jug, ” – tha ai. “Kështu që unë do të thoja, në anën e gazit, më e keqja ka kaluar nga një situatë e sigurisë së furnizimit.”
Më pas ai tha se ndërsa shumë ekspertë mendonin se më e keqja kishte mbaruar tani për tani, më e keqja do të vinte vitin e ardhshëm, pasi përsëri tani Europa po përballet me dimër jo dhe aq të ftohtë.
“Gjëja kryesore është që ne të vijojmë me reduktimin e kërkesës,” tha ai. “Nëse e bëjmë këtë, dhe për sa kohë që kemi akses në LNG, do të shohim ende çmime të larta edhe për një, dy vjet të tjerë, por nuk do të thosha se nga ana e gazit është më problem çështja e sigurisë së furnizimit. “
Lekander thotë se në fakt kriza ka shumë pak të bëjë me Putin dhe në fakt a më shumë e ka ndihmuar situatën.
“Kjo është pasojë e investimeve afatgjata me burokracira, investimet afatgjatë në energjitë e rinovueshme dhe më pas mbylljet politike të centraleve bërthamore, të qymyrit dhe linjitit. Tani situata është më mirë sepse këto janë rikthyer përsëri në fokus për të plotësuar nevojat e Europës./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



