Nga Gazeta ‘SI’ – Kostoja e ndërtimit në vend gjatë tremujorit të tretë 2022 u rrit me 7.2% në raport vjetor. Edhe në këtë sektor, faktori kryesor i rritjes së kostos ishte energjia, me rritje 15.5%, ndjekur nga materialet me 8%.
Indeksi i kushtimit kapi vlerën e 109.4 pikëve, më e larta në 5 vitet e fundit.
Brenda grupit të materialeve, nëngrupi materiale hidro-sanitare dhe ventilimi shënuan rritjen më të lartë me 8.8 %, pasuar nga grupi materiale ndërtimi me 8.2%.
Krahasuar me tremujorin paraardhës, indeksi i ndërtimi rezultoi me 1.5% rritje, ku rritjen më të madhe e kanë pasur materialet me 2.1%, pasuar nga pagat, makineritë, energji, 1.4% secila.
Shtrenjtimi i lëndëve të para për këtë sektor ka qenë herë pas here arsyetimi i ndërtuesve për rritjen e çmimit të një metri katror, në ndërtimet e reja, por edhe në ato që rikonstrukturohen.
Kjo është rritja më e madhe e këtij indeksi që nga viti 2019.
Për çmimet e kushtimit të banesave në tremujor nuk ka ende një raport publik, po deri në gjashtë mujor, ato ishin shtrenjtuar 40% në raport vjetor, sipas Indeksit Fischer të BSH-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.