Ngjarje

“Midterm 2018”, skandal në spotin anti-emigrantë të Trumpit

Një qytetar meksikan i deportuar, është kthyer në SHBA pasi ishte dënuar për vrasjen e dy policëve dhe një karvani emigrantësh që duket se vandalizon kufirin për të hyrë në vend.

Është ky spoti i ri elektoral që Donald Trump ka postuar në Twitter pesë ditë para votimeve të mesmandatit (të martën në 6 nëntor). Një video që është shndërruar në një skandal, ku shumë njerëz në SHBA e cilësojnë një material tronditës dhe “racist”.

Në video duket Luis Bracamontes në një sallë gjyqi, ndërsa thotë, duke qeshur, se do të vrasë shpejt policë të tjerë. “Demokratët e kanë lejuar të hyjnë vetë, – lexohet në diciturë, – dhe demokratët e mbajtën”.

Një tjetër sekuencë në video, tregon një karvan emigrantësh që ecën drejt kufirit, duke kërkuar të hyjnë në mënyrë të dhunshme. Trump vendos kështu në imazhe mesazhin e tij për mijëra emigrantë të gatshëm për të pushtuar SHBA-të. “Kë tjetër do të lejojnë demokratët?”, – lexohet akoma me diciturë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë