Një qytetar meksikan i deportuar, është kthyer në SHBA pasi ishte dënuar për vrasjen e dy policëve dhe një karvani emigrantësh që duket se vandalizon kufirin për të hyrë në vend.
Është ky spoti i ri elektoral që Donald Trump ka postuar në Twitter pesë ditë para votimeve të mesmandatit (të martën në 6 nëntor). Një video që është shndërruar në një skandal, ku shumë njerëz në SHBA e cilësojnë një material tronditës dhe “racist”.
Në video duket Luis Bracamontes në një sallë gjyqi, ndërsa thotë, duke qeshur, se do të vrasë shpejt policë të tjerë. “Demokratët e kanë lejuar të hyjnë vetë, - lexohet në diciturë, - dhe demokratët e mbajtën”.
Një tjetër sekuencë në video, tregon një karvan emigrantësh që ecën drejt kufirit, duke kërkuar të hyjnë në mënyrë të dhunshme. Trump vendos kështu në imazhe mesazhin e tij për mijëra emigrantë të gatshëm për të pushtuar SHBA-të. “Kë tjetër do të lejojnë demokratët?”, - lexohet akoma me diciturë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.