Sport

Transferimi te Barcelona, Neymar rrezikon 6 vjet burg

Rikthehen telashet për yllin brazilian të futbollit, Neymar.  Sulmuesi i Paris Saint-Germain rrezikon deri në gjashtë vite burg, me gjykatën që po rishqyrton transferimin e tij nga Santos te Barcelona.

Neymar është urdhëruar të paraqitet në gjyq vitin e kaluar për mashtrim në transferimin e vitit 2013 në Katalonjë.

Futbollisti 26-vjeFutbollisti 26-vjeçar akoma nuk është paraqitur në gjyq, por sipas shtypit spanjoll mësohet se gjykata kombëtare vendosi t’ia kalonte Departamentit Kriminal çëështjen e transferimit të tij.

Gazeta katalanase “La Vanguardia”, raporton se ata kanë vendosur ta dënojnë Neymar me gjashtë vite burg nëse shpallet fajtor.

Transferimi i sulmuesit nga Brazili në Spanjë është duke u investiguar nga autoritetet spanjolle që prej janarit 2014.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është akuzuar për mashtrim taksash dhe korrupsion për rolin e tij në transferim.

Apeli i tij është refuzuar vitin e kaluar. Barcelona në fillim ka paguar 17.1 mln euro për talentin brazilian, por një ankesë ka bërë që të hapet një çështje ligjore ndaj tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë