Gazeta Si- Çmimi i energjisë për muajin nëntor për konsumatorët familjarë që konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj nuk do të rritet. Kjo është kërkesa e paraqitur zyrtarisht nga Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe KESH, të cilët kërkojnë duke lënë në fuqi tarifat aktuale.
Vendimi pritet të merret zyrtarisht më 10 nëntor nga ERE, që e ka shtyrë mbledhjen e parashikuar në datën 7 nëntor.
Por në dokumentin e depozituar nga FSHU-ja dhe KESH kërkohet që pezullimi i çmimit me dy fasha të zbatohet vetëm për nëntorin, pasi për muajin dhjetor parashikohet që të zbatohet çmimi me 42 lekë për kilovat orë.

ERE në tetor mori vendimin për të aplikuar çmimin e ri, por që ai kontestua nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku. Në qëndrim e tyre, si Rama dhe Balluku theksuan se vendimi për aplikimin me fasha të çmimit të energjisë i përket qeverisë dhe jo ERE-s. Ndërsa shtuan se kjo do të jetë në varësi të reshjeve. Ndërsa në dokumentin e depozituar në ERE, KESH thekson se do të shqyrtohet më 25 nëntor situata hidrike në vendin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



