Keshilla

3 arsye pse Halloween duhet të festohet dhe nga fëmijët

Ka shumë “negativitet” në lidhje me Halloween e sidomos kur është fjala për fëmijët.

Janë prindërit ato që të parët thonë se fëmijët nuk duhet ta festojnë. Nga ana tjetër janë edhe ekspertët që thonë se duke pasur disa gjëra parasysh, fëmijët mund të festojnë Halloëeen dhe duhet të festojnë Halloëeen.

Duke shkruar për CBC, psikologu kanadez Rob Thomas tregon 3 arsye pse fëmijët duhet të festojnë Halloëeen.

1. Është një shans për kreativitet dhe vetë-shprehje.

Nuk ka asnjë rast tjetër ku fëmijët të tregojnë kreativitetin e tyre pa u dukur të cuditshëm.

“Djali im vendosi të vishte një skelet, i cili është goxha tradicional. Më pas ai shtoi një maskë kungull që e bëri me një pjatë letre, një kapelë të vjetër shtrigeje dhe një palë doreza vampire që gjeti në një dyqan. Rezultati ishte i tmerrshëm por gjithsesi ishte diçka që ai e kishte menduar dhe kjo mjafton”, tregon Thomas.

2. Nuk ka rast më të mirë për të takuar dhe njohur fqinjët.

Fatkeqësisht, tani fëmijët nuk i njohin fqinjët e tyre dhe deri diku është e çuditshme nëse dikush të troket në derë, aq më pak kur nuk e njeh apo nuk ka një arsye. Ditën e Halloweenit fëmijët mund ta bëjnë këtë dhe askush nuk do i “gjykojë”.

Halloween i lejon të thyejnë akullin, të bëjnë një bisedë të shkurtër edhe me fëmijët e fqinjëve dhe të vendosin nëse duan të vazhdojnë një shoqëri apo jo.

3. U mëson fëmijëve pavarësinë pa frikë.

Fëmijëve duhet t’u mësohet pavarësia gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë fëmijërisë. Dita e Halloëeen-it është një mini provë për fëmijët, një shans që të ndërveprojnë me të tjerët pa shoqërinë e prindërve apo dhe të sillen nëpër qytet të veshur çuditshëm, pa pasur frikën e paragjykimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë