Njerez

Kur me Halloween vjen dhe lajmi i bukur i shtatzënive

Harrojeni maskat për këtë Halloween dhe tregojuni miqve tuaj lajmin e bukur se do të sillni një fëmijë në jetë. Shikoni mënyrat e veçanta që kanë gjetur këta prindër për të treguar lumturinë e tyre.

“Kopja ime”

“Unë nuk jam njeri që i pëlqej surprizat por nuk e di pse këtë herë ishte ndryshe,” thotë Holly Briles, nënë e tre fëmijëve dhe blogerja e “Happening on our Home”. “ Dëshiroja të surprizoja bashkëshortin tim për ardhjen në jetë e një fëmije të katërt. Më pëlqente të ishte një ambient i ëmbël por edhe dinak, kështu që vendosa të organizoja një surprizë të vogël me dy kunguj,”. I  gjithë projekti zgjati 10 minuta.

Hoolly mori dy kunguj me përmasa të ndryshme dhe i vendosi pranë njëri tjetrit, në kungullin me përmasa më të madhe shkroi “ne po presim”, ndërsa në atë më të voglin shkroi “një kungull të vogël”. Fotografinë më të bukur ajo e postoi në blogun e saj bashkë me një përshkrim të bukur.

 “Të gjithë ishin të ngazëllyer kur panë se familja jonë do të zgjerohej,” tha ajo.

Vajza Lulla lindi në 25 maj të vitit 2012.

Fotografia nga Holly Briles

Kungujt e tyre të vegjël.

Çdo vit Kristina  dhe Matt Marcellino  vizitojnë një fermë të kungujsh, duke zgjedhur një të përsosur për ta gdhendur së bashku në shtëpi. Kur zbuluan se po prisnin një fëmijë atyre ju shkoi mendja menjëherë të kungujt për të krijuar një fotografi të bukur, që t’ju tregonin të afërmve  ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Ata morën disa kunguj dhe i vendosën së bashku, tek më i vogli shkruan “kungulli jonë i vogël” dhe anash tyre vendosën një dërrasë të zezë ku shkruan “së shpejti”.

“Duke qenë se nuk i kishim thënë askujt për shtatzëninë tonë, nuk kishim marrë asnjë fotograf për të fotografuar atë që krijuam,” tha Kristina.

“Kështu që kryem shumë fotografi derisa gjetëm të duhurën për ta postuar,” shton ajo.

Kristina tha se në momentin që ata postuan fotografinë në instagram, të gjithë e kishin pëlqyer dhe ishin shumë të lumtur për shtatzëninë e saj.

Vajza Karolina Grace lindi në maj të 2017.

Fotografia nga  Christina Marcellino

Pjesë e kungujve.

Kur Sara Pierce ishte shtatzënë me vajzën e saj, ajo nuk kishte asnjë ide për të treguar lajmin, si në  dy rastet më përpara, por mikja e saj blogere e “Life in These Times” e nxiti për të krijuar disa fotografi, në mënyrë që t’ju tregonte të gjithëve se një fëmijë po vinte në jetë.

“Më përpara, kisha parë një fotografi  të disa fëmijëve pranë një kungulli më fjongo të lidhur që dukej tamam si një foshnje e vogël, mendova se kjo ide ishte e mrekullueshme për të zhvilluar,” thotë Sara.

Ajo dhe burri i saj arritën të kryenin një fotografi super të bukur,  në mënyrë që të njoftonin të afërmit e tyre.

“Të gjithë e pëlqyen idenë dhe u gëzuan kur dëgjuan lajmin. Fotografia mori një reagim shumë të madh dhe vendosa ta postoj në Pinterest, por kam ngelur e tronditur kur pash të gjitha modifikimet që i kishin bërë,”

Foshnja Henry Graydon lindi në 6 maj, 2014.

Fotografia nga Sara Pierce

Ky vend është i rezervuar

Kur ishte koha që të njoftonte r të afërmit  për shtatzëninë e saj të tretë, Katie Stahl la dy djemtë e saj më të mëdhenj, Charlie dhe Owen, të tregojnë lajmin.

Në ambientin e fotografisë ishin vendosur tre karrige dhe në dy të parat ishin ulur fëmijët e mëdhenj, ndërsa në karrigen e fundit,  Katie vendosi një kungull ku ishte i shkruar numri 3.

“Owen ishte tërësisht i hutuar, sepse e mori lajmin në një mënyrë të pazakontë,” shkroi ajo në blogun e saj “View From the Fridge”. Ai vazhdoi të pyeste, për kë ishte karrigia tjetër që ishte afër tij, ndërsa Charlie nuk shprehu asgjë, përveç se kishte shtuar fjalën  “fëmijë” në fjalorin e tij (shumë të kufizuar),” tha ajo.

Foshnja Benjamin Mateu u bashkua me vëllezërit e tij të mëdhenj në 25 maj 2014.

Fotografia nga Katie Stahl

Një kungull i ri

“Një pjesë toke e tërë me kunguj, gjithmonë është shumë e bukur! Ne treguam  lajmin e shtatzënisë tonë në Facebook në mëngjesin e Hallowen-it, tha Lauren Smith, nga Edgewater.  Fotografia që ajo krijoi fitoi konkursin si ideja më të mirë për shpalljen e shtatzënisë në Amerikë. “Në maj të vitit 2015 erdhi në jetë vajza jonë mbas dy binjakëve,” tha ajo

Fotografia nga Lauren Smith 

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë