Më shumë njerëz vdesin në dimër se sa në verë dhe jo vetëm sepse është ftohtë jashtë. I ftohti brenda ambjenteve është njësoj i rrezikshëm. Të dhënat e shëndetësisë në Europë tregojnë se në klimat më të buta, ku shtëpitë shpesh janë të parehatshme dhe të ngrohta me vështirësi, kanë nivelet më të larta të vdekshmërisë shtesë në dimër. Për shembull, shkalla e vdekjeve në dimër në Portugali është shumë më e lartë se ajo e Finlandës.
Përpos rënies në çmimin e gazit, autoritetet europiane frikësohen prap se kostot e larta të energjisë do të lërë shumë shtëpi pa ngrohje të mjaftueshme. Anglia rrezikohet nga një krizë humanitare. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar atje, po krijon “dhoma lufte” gjatë gjithë kohës për të menaxhuar kërkesën, duke thënë se infeksionet e frymëmarrjes si Covid-19, gripi, pneumonia dhe bronkiti akut ka të ngjarë të mbushin gjysmën e shtretërve spitalorë këtë dimër.
Sa ftohtë është shumë ftohtë? Shëndeti Publik në Angli ka një përgjigje: temperatura e brendshme 18 gradë celsius është minimumi. Ule më shumë dhe do të përballesh me risqe si rritja e presionit të gjakut, mpirje dhe atak kardiak.
“Kjo nuk është hipotermi. Është një pasojë e ftohjes dhe mbrojtje fizologjike e trupit”, thotë Mike Tipton, profesor i fizologjisë në Universitetin e Portsmouth.
Ju mund të mos e lidhni dehidratimin me qëndrimin në një mjedis të ftohtë, por Tipton thotë se është një përgjigje normale. Kjo për shkak se kur ftoheni, enët e gjakut në lëkurën tuaj ngushtohen, duke zvogëluar rrjedhën në periferi të trupit për të mbajtur pjesën më të madhe të gjakut të mbrojtur nën një shtresë yndyre izoluese. Kjo rezulton në një dëshirë për të urinuar, e quajtur diurezë e shkaktuar nga të ftohtit. Ndërsa gjaku përqendrohet dhe trashet, thotë Tipton, rreziku i mpiksjes rritet, me të moshuarit në rrezikun më të madh.
Ne njerëzit jemi thelbësisht kafshë tropikale, dhe ndërsa u përhapëm në mbarë globin, ne nuk evoluam për t’u përshtatur me temperaturat më të ftohta, thotë Tipton. Në vend të kësaj, ne përdorëm trurin tonë të madh për të rikrijuar klimën tonë të preferuar pranë lëkurës sonë dhe më vonë në shtëpitë dhe zyrat ku banojmë.
“Nëse jeni ulur rehat tani, unë ju garantoj që temperatura mesatare e lëkurës tuaj është 33 gradë Celsius,” thotë Tipton. Temperatura ekstreme do të arrijnë në mes të 20-s. E njëjta temperaturë që keni kur jeni lakuriq në 26 ose 28 gradë.
Por është e mundur për tu përshtatur edhe në temperatura më të ftohta. Do të jetëzohen disa nga strategjitë e gjyshes: vish një pulovër, çorape të trasha dhe kapuç. Një mace në prehër mund të ndihmojë po ashtu. Dhe është një ide e mirë të mbuloheni me jorganë të trashë gjatë natës, të ulni termostatin dhe të përdorni çdo lloj kursimi për të rritur pak nxehtësinë gjatë ditës. Njerëzit e shëndetshëm nga fëmijë deri në mesin e të 60-tave nuk kanë nevojë të mbajnë temperaturat mbi 18 gradë Celsius gjatë fjetjes, thuhet në udhëzimet e Mbretërisë së Bashkuar.
Dhe për shkak se europianët dhe amerikanët modernë shpenzojnë 90% të kohës së tyre brenda dhe thjesht duke dalë jashtë dhe duke u ushtruar në temperatura të ndryshme mund të ndihmojë në ndërtimin e imunitetit të trupit ndaj të ftohtit.
“Ju mund të ndryshoni reagimin e trupit tuaj ndaj të ftohtit”, -thotë Kate Rew, nga një organizatë noti.
“Ajo që fillimisht duket vërtet e pakëndshme dhe ju bën të ndjeni shumë të ftohtë, pas një kohe të ekspozimit, mund të bëhet shumë mirë.”
Grupi i Rew noton gjatë gjithë vitit, duke bërë zhytje të shkurtra në ujë pothuajse të ngrirë gjatë dimrit. Si rezultat, thotë ajo, shumë anëtarë të grupit mund të qëndrojnë rehat edhe kur shtëpitë e tyre janë të freskëta. “Ju jeni pak më stoik,” thotë Rew. “Këto bëhen gjëra të këndshme për t’u ndjerë”. /Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.