Menaxhim

ERE pritet të shqyrtojë kërkesën e Tabakut për të mos ekzekutuar fashën 800 KWh

Nga Gazeta ‘SI’ – Enti Rregullator i Energjisë do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e deputetes Jorida Tabaku, për të mos fuqizuar rritjen e çmimit përtej fashës 800 KWh.

Që prej propozimit fillestar nga qeveria për vendosjen e një fashe konsumi, Tabaku i ka kërkuar ERE të revokojë fuqizimin e saj.

Në një nga fjalimet e saj nga foltorja  e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike akuzoi ERE se është kthyer në një drejtori varësie e Ministrisë së Energjinë dhe se nuk mbron interesat e qytetarëve.

Fasha 800 KWh, u shty për muajin tetor dhe pritet fuqizimi i saj në një moment të dytë, që pritet të jetë muaji nëntor. Kur kreu i qeverisë, Edi Rama njoftoi shtyrjen e saj, tha se kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve dhe mbushjes së kaskadës si edhe ndërgjegjësimit konsumator. Çdo kilovat që familjet shpenzojnë përtej shifrës 800, do të paguhet me 42 lekë.

Nesër ERE, ndër të tjera, do të shqyrtojë edhe kërkesën  e ALPEX sh.a, bursa e energjisë dhe të OST sh.a, për miratimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike si dhe anulimin e rregullave vjetra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë