Njerez

Arratisja, nga Kuba në SHBA me një avion të vogël duke shmangur dhe radarët  

Gazeta Si – Një kuban iku në SHBA në bordin e një avioni të vogël të vjetër “AN 2”: një ndërmarrje heroike, me pilotin që duket se ka arritur të shmangë radarin.

Në fakt, një hetim është hapur nga autoritetet federale.

Në drejtim të avionit, i projektuar nga sovjetikët, ishte Ruben Martinez, punonjës i një kompanie që siguron transport mallrash me kosto të ulët në ishullin e Kastros.

Avioni u ngrit nga Sancti Spiritu rreth orës 7 të mëngjesit dhe u ul në orën 11.30 në pistën e Aeroportit të Trajnimit dhe Tranzicionit Dade Collier.

Një dëshmitar që ishte në zonë pohoi se e kishte parë atë të kalonte në lartësi të ulët, më pas të drejtohej drejt pistës që ndodhet rreth një orë me makinë nga qendra e Majamit.

Sipas disa burimeve, nëna dhe motra e Martinezit u ndaluan nga policia kubaneze sapo u përhap lajmi për arratisjen.

Avioni “AN 2” përdoret shpesh për punë bujqësore, kontrollin e dëmtuesve ose fluturimet logjistike.

Ai është në gjendje të ulet edhe në një copë toke. Në Korenë e Veriut përdoret edhe nga forcat special, ndërsa azerët kanë shndërruar disa ekzemplarë në dronë për të mashtruar mbrojtjen e armenëve.

Episodi i pilotit shton fluksin e emigrantëve të paligjshëm që përpiqen të arrijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një numër i konsiderueshëm kubanësh shkojnë drejt kufirit jugor, përmes Meksikës.

Të tjerë provojnë varka të vogla dhe gomone pothuajse çdo ditë. Ata zakonisht kapen nga Roja Bregdetare e SHBA-së dhe kthehen (mbi 6,000 në 2022). Por kjo nuk i pengon ata të përballen me guxim dhe sakrifica përmes detit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë