Një berber 43-vjeçar britaniko-shqiptar që jeton në Brentwood do të mbështesë vendin e tij të lindjes duke u bërë pjesë e maratonës që do të mbahet me datë 23 tetor në Tiranë.
Ai e bën këtë për të mbledhur para për qendrën “Down Syndrome Albania”.
Arnie De’Milia, i cili ka jetuar në Brentwood që nga viti 1998, drejton dyqane berberësh si në Upminster, ku jetoi fillimisht në Britani, ashtu edhe në Brentwood, ku jeton tani.
Ai ka mbledhur më parë para për Fondacionin e Kancerit të Fëmijëve Lennox dhe Fondacionin Britanik të Zemrës duke ecur me biçikletë nga Londra në Brighton.
De’Milia tha se ka dëgjuar për qendrën e sindromës Down në Shqipëri përmes një miku.

Qendra e cila ndodhet në Tiranë, ofron një sërë shërbimesh për fëmijët me sindromën Down, duke përfshirë ushqime dhe terapi si dhe punon në ndërgjegjësimin e komunitetit për sindromën Down.
“Ata nuk marrin fare fonde nga qeveria. Është një qendër që mbështetet në donacione”, tha De’Milia duke shtuar se kjo e preku dhe kështu vendosi të përfshihet menjëherë pas udhëtimit nga Londra në Brighton.
Në total, 32 emigrantë shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe do të marrin pjesë në garë me De’Milia të dielën.
Deri më tani, De’Milia tha se grupi ka mbledhur rreth 15.000 paund në dy muajt e fundit që do ti dhurohen qendrës.
Përveç sigurimit të fondeve për qendrën, De’Milia tha se ai gjithashtu shpreson se mbledhja e fondeve mund të ndihmojë në ndryshimin e perceptimit britanik për shqiptarët.
“Çdo lajm që lexon për shqiptarët është i keq dhe unë dua të tregoj se në Britani ka edhe shqiptarë të suksesshëm”, thotë ai.
Ai tha se kushdo që dëshiron të ndihmojë fëmijët me sindromën Down, dhe vetëm 5 paund do të bënin shumë ndryshim.
Ndërkohë maratona është mënyra e tij për të mbështetur fëmijët të cilët, siç tha ai, “pa para, do të detyrohen të rrinë në shtëpitë e tyre, pa asnjë ndihmë”.
De’Milia thotë se kjo është diçka që po e bën për vendin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



