Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, tha se sot bujqësia shqiptare është në ditën e vetë më të mirë sa i përket prodhimit dhe eksportit.
Rama tha se do të krijohen 5 tregje të para shtetërore që do të menaxhohen nga bashkitë, ndërsa për të mbështetur fermerin me fonde apo me pika grumbullimi, bashkia do të bëhet ura lidhëse e tyre për të përfituar si nga fondet e qeverisë ashtu edhe të BE-së.
“Bujqësia sot pavarësisht krizës, që është një krizë e madhe botërore, është në ditën e vetë më të mirë krahasuar me nga jemi nisur përsa i përket prodhimit dhe eksportit. Dhe kjo ishte para 6-7 vitesh. Kur vije këtu gjitha rrugët ishin me tenda fieri sepse nuk kishte infrastukruë grumbullimi.
Do ndërtohen 5 tregje të para, që nuk do varen nga privatë që vendosin çmime marramendëse por që do jenë në shërbim të fermerëve. Ka filluar një fazë e re, ku me gjithë sistemin e pikave të grumbullimit që kemi ndërtuar duke iu mbështetur, ju është dhënë një dorë e madhe fermerëve. Tani kemi nevojë për tregje cilësore dhe me çmime të arsyeshme”, tha Rama.
Fermerët në Elbasan kërkuan gjithashtu ngritjen e pikave frigoriferike për të cilat Rama tha se duhet të financojnë ata vetë një pjesë të parave, ndërsa një pjesë tjetër ta shtojë bashkia
Ai shtoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga taksa e jashtëzakonshme për kompanitë e prodhimit të energjisë elektrike, duke thënë se kanë marrë fitime marramendëse.
Teksa e quajti “taksa e fatit”, Rama tha se prodhuesit e energjisë do marrin pjesën e fitimit, të ardhurat e tjera i kalojnë shtetit.
“Ka marrë fitime marramendëse, jo se kanë bërë investim plus, por u erdhi nga fati. Fatkeqësia e të tjerëve, fati i tyre. Energjia në stratosferë, ata e shesin shumëfish. Do i vendosim taksën e fatit, merr fitim pjesën tjetër do na e japësh neve.
Ne jemi në dialog me kompanitë, ua kemi bërë të qartë se kështu nuk vazhdohet. Flasin këta, por ai non grata i ka falur hidrocentrale për një copë bukë, prodhuesve të mëdhenj. Jo një por 4, merri”, tha Rama duke hedhur akuza ndaj Berishës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.