Menaxhim

Greqia do dërgojë energji në Gjermani e Austri nëpërmjet Shqipërisë

Ministri grek i energjisë njoftoi se është propozuar shtrirja e një kabllo për transportin e energjisë me burime të rinovueshme në Austri dhe Gjermaninë jugore.

Athina që ka shumë diell dhe erë, e ka bërë më të lehtë lejimin dhe inkurajimin e investimeve në ndërtimin e rrjeteve të energjisë për të katërfishuar pjesën e burimeve të rinovueshme në 70% të konsumit të energjisë elektrike deri në vitin 2030.

“I kemi dërguar një propozim Austrisë dhe Gjermanisë për ndërtimin e një interkonjeksioni që lidh Greqinë me këto dy vende”,- tha ministri i Energjisë Kostas Skrekas.

Skrekas shpjegoi se kabllo do të shrihet në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit, me kapacitet fillestar 3 gigavat deri në 9 gigavat.

“Projekti pritet të lejojë eksportet e energjisë së rinovueshme nga Egjipti në Greqi dhe gjithashtu anasjelltas duke kontribuar në një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrjes së burimeve të rinovueshme në përzierjen e energjisë dhe reduktimin e emetimeve të serave të sektorit të energjisë,”- tha Entso operatori europian i transmetimit. “Projekti është mjaft kompleks pasi gjatësia e tij e gjerë përfshin teknologji të ndryshme të sistemit të transmetimit, si linjat AC dhe DC, linjat ajrore, nëntokësore dhe nëndetëse.

Ky projekt mund të përfundojë në vitin 2028.

Një burim i ministrisë së energjisë tha se diskutimet me Austrinë dhe Gjermaninë janë duke u zhvilluar mbi kushtet për zbatimin dhe financimin e një projekti të tillë.

Ekzekutivi i Bashkimit Europian dëshiron të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër të bllokut dhe të shkurtojë varësinë e tij nga karburantet ruse duke lejuar disa projekte të energjisë së rinovueshme të marrin leje brenda një viti./Greecitytimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë