Nga Gazeta ‘SI’ – Për vitin 2022, 3.9% e popullsisë së Shqipërisë ushqehet poshtë normave të shëndetshme dhe janë të kequshqyer. Kështu raportohet nga Indeksi Global i Urisë për vitin 2022, nga Global Hunger Index, GHI.
Treguesi më i lartë i urisë në vend është ai i fëmijëve të pazhvilluar, të cilët për shkak të mungesës së ushqimit kanë mbetur në një gjatësi, peshë dhe zhvillim fizik, 11.3% e tyre në raport me totalin. Ndërkohë, 1.3% e këtyre fëmijëve kanë mungesë zhvillimi të theksuar për shkak të kufizimit më të rëndë të ushqimit.

Raporti thekson se niveli i vdekshmërisë tek fëmijët nën 5- vjeç, vazhdon të mbetet 1%, po si pasojë e urisë. Të gjithë treguesit e tjerë janë në rënie.
Në listimin sipas vendeve, Shqipëria është në vendin e 27-të nga 121 shtete të analizuara, me 6.2 pikë, duke u cilësuar si vend me nivele urie të ulëta. Në raportin paraardhës, 2014, ajo ishte në vendin e 29-të.

Viti më i keq për Shqipërinë sipas Indeksit, ka qenë fillimi i shekullit të 21-të. Në vitin 2000, Shqipëria listohej në vendet që e kishte varfërinë problem serioz, me 20.7 pikë. 5% e popullsisë ushqehej nën normën normale dhe pothuajse 40% e fëmijëve ishin të pazhvilluar fizikisht.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka nivel më të lartë urie. Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia bëjnë pjesë në 17 vendet e para me nivel të ulët të urisë, duke u vlerësuar me më pak se 5 pikë.
Burundi është vendi me varfërinë më të lartë, në limitin e 50 pikëve dhe Bjellorusia me varfërinë më të ulët, me më pak se 5 pikë, por të papërcaktuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



