Shendet

Moderna dhe Merck krijojnë vaksinë për kancerin e lëkurës

Kompanitë Moderna dhe Merck do të zhvillojnë së bashku dhe më pas të shesin një vaksinë për kancerin e lëkurës që është e personalizuar për pacientë individualë.

Vaksina eksperimentale e Moderna-s po testohet në kombinim me imunoterapinë e kancerit të Merck për të trajtuar pacientët me melanoma, forma më e rëndë e kancerit të lëkurës. Të dhënat për vaksinën priten të dalin në tremujorin e katërt të këtij viti.

Në vitin 2016, Merck dhe Moderna filluan punën për të zhvilluar një vaksinë të personalizuar për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Moderna u bë një emër i njohur gjatë pandemisë pasi zhvilloi një nga vaksinat më të suksesshme kundër Covid-19 në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë