Njerez

Zbulohet femra më e bukur në botë, sipas shkencës

Buzët e saj janë vetëm tre për qind larg përsosmërisë dhe gjerësia e hundës së saj konsiderohet pothuajse e përsosur.

Fituesja e këtij viti, Jodie Comer, u zbulua se ishte 94.52 për qind e përsosur nën Raportin e Artë të Bukurisë Phi, duke e larguar Bella Hadid nga froni.

Superylli 26-vjeçar kryesoi listën pas verifikimit nga një kirurg estetik profesionist, duke lënë Zendaya në vendin e dytë dhe modelen, Bella Hadid, në vendin e tretë.

Në raport llogaritet forma e përsosur e fytyrës, duke përfshirë madhësinë dhe pozicionin e buzëve, hundës, mjekrës dhe nofullës, me tiparet e Jodie që përputhen më shumë me raportin e artë.

Lista e dhjetë femrave më të bukura u përpilua nga një kirurg i klinikës Harley Street, Julian De Silva, i cili përdori hartën dixhitale të fytyrës për të parë se si përputheshin të famshmet.

Femrat e tjera në listën e dhjetë të parave përfshinin artisten Beyoncé, këngëtaren Ariana Grande, personazhin televiziv Kim Kardashian dhe yllin e njohur të Squid Game, HoYeon Jung.

Taylor Swift, Jourdan Dunn dhe Deepika Padukone ishin gjithashtu në top 10.

Duke zbuluar rezultatet, Julian De Silva tha se Jodie Comer ishte fituesja e qartë kur të gjithë elementët e fytyrës u matën për përsosmërinë fizike.

“Ajo është vetëm 1.3% larg të qenit femra perfektë”.

”Zendaya ishte e dyta dhe kishte rezultat shumë të mirë për formën e buzëve me një rezultat prej 99.5%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë